Panorama Sport (Albania)

“Jeep”-i dhe ndeshjet e orës 15:00, “Zonja” shton të ardhurat

-

Juventusi dhe “Jeep” janë gati të rinovojnë raportin e sponsorizi­mit, me përfitime reciproke nga të dyja palët, që gjatë këtyre viteve ka vulosur një bashkëpuni­m të frytshëm. Ndërkohë që kampionati është i ndalur për shkak të angazhimev­e nga kombëtaret, klubi bardhezi po përgatitet të rinovojë akordin me sponsorin e fanellës. “Zonja e Vjetër”, që nga agjencia e kontrollua­r prej “Fiat Chrysler Automobile­s” deri më sot përfiton 16 milionë euro plus bonuse (për 20 milionë potencialë) nga kontrata që skadon në 2021-shin, mund të arrijë në një kuotë prej 50 milionësh në sezon ose, më saktë, e njëjta që garanton sponsori teknik “Adidas”. KALOHET SASUOLO – Një shumë që i lejon Juves ta parakalojë Sasuolon në klasifikim­in e arkëtimeve nga fanellat, klub që nga marrëveshj­a me “Mapei”n përfitonte 18 milionë dhe renditet aktualisht në krye të Serisë A. Një hap i rëndësishë­m përpara, i lidhur mbi të gjitha me efektin “Kristiano Ronaldo”: transferim­i i yllit portugez në Torino ka bërë që bardhezinj­të ta shtojnë hijeshinë e tyre, e certifikua­r edhe nga një shtim i rëndësishë­m në nivel “ndjekësish” në rrjetet sociale. Juvja, pra, përveçse në Itali po vazhdon të bëjë progrese edhe në nivel europian, duke u përfshirë mes klubeve më të paguar nga sponsorët. NDESHJET NË 15:00 – Megjithatë, risitë sportive në ambientet juventine nuk kanë përfunduar këtu. Mund të shpërndahe­n, në fakt, edhe në merkaton aziatike, duke shfrytëzua­r mbi të gjitha faktin e ndeshjeve të shumta të programuar­a në orën 15:00 (në Kinë do të jetë ora 21:00, në Kore 22:00, ndërsa në Indonezi 20:00). Pas ndalesës së kampionate­ve, skuadra e Mauricio Sarrit do të luajë plot 5 herë pasdite, kundër Fiorentinë­s (më 14 shtator), Leçes (26 tetor), Atalantës (23 nëntor), SPAL-it (28 shtator) e Udinezes (15 dhjetor), ndërsa me Sasuolon në orën 12:30 të 1 dhjetorit. Kështu, “Zonja” do të ketë më shumë shikueshmë­ri nga fansat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania