Panorama Sport (Albania)

Poltrona dhe dragonj, sekretet e “Allianz Stadium”

- NË BRENDËSI

“Allianz Stadium” mbush tetë vite. Stadiumi në pronësi të Juventusit, me kapacitet prej 41.507 vendesh, është inauguruar në datën 8 shtator 2011 në një miqësore kundër Nots Kauntit, saktësisht tri ditë përpara debutimit zyrtar në Serinë A kundër Parmës. Nga ajo ditë fatet e klubit bardhezi kanë ndryshuar në mënyrë radikale: tetë tituj kampionë radhazi dhe 164 fitore në 208 ndeshje; vetëm dhjetë humbje, kundër Interit, Sampdorias, Bajernit të Mynihut, Fiorentinë­s, Udinezes, Lacios, Realit të Madridit, Napolit, Mançester Junajtidit dhe Ajaksit.

- Në brendësi të sallave bardhezi ndodhen dy frone: sipas një rrëfimi të “Corriere della Sera” në vitin 2017, njëri ishte i zënë nga kapiteni Xhanluixhi Bufon dhe tjetri nga Mario Manxukiç, i cili e “trashëgoi” nga Andrea Pirlo, pas transferim­it të këtij të fundit në MLS-në amerikane. Një shkrim në korridorin e brendshëm karikon skuadrën: “Këtu duhet luftuar gjithmonë dhe kur duket sikur gjithçka është e humbur, beso akoma. Juventusi nuk dorëzohet kurrë”. Një moto e krijuar nga Omar Sivori. Në qendër të sallës së zhveshjeve ndodhet një tavolinë e bardhë, e përdorur për të mbështetur ushqime dhe objekte të tjera. Një tjetër sallë përdoret për masazhet dhe fizioterap­inë. Ka edhe një vaskë me hidromasaz­h. Secili prej lojtarëve zotëron një dollap, në të cilin ndodhet fanella e ndeshjes një peshqir dhe këpucët. Sipër, përpara sallave të ndryshme, ndodhet ora që tregon orarin e saktë. Në murin e djathtë pas korridorit të dytë, nga ku arrihet menjëherë në fushë, ndodhen të gjithë titujt e fituar nga Juventusi, ndërsa në të majtin format e kupave. Duke dalë nga dhomat, ku skuadra takohet me miqtë dhe grupin e arbitrave, lexohet një tjetër frazë e famshme, e prononcuar nga Xhovani Trapatoni: “Juventusi është si një dragua me shtatë kokë, i pret njërën dhe i del gjithmonë një tjetër”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania