Panorama Sport (Albania)

Kielini në stol me paterica, te Juvja rikthehet “BBC”-ja

Pas kombëtarev­e, Barxalji në stafin e Sarrit

- “PROFESORI” BARXALJI NË STAF JO RAST UNIK

Juventusi është gati ta përqafojë “BBC”-në, këtë herë të ndërtuar nga Bufon-Barxalji-Kielini dhe vetëm në stol. Barxalji, pasi frekuentoi kursin e “Coverciano”-s, është gati të hyjë në stafin e Mauricio Sarrit, pavarësish­t se refuzoi ftesën e trajnerit toskan në verë. Përkrah tij do të jetë Kielini: kapiteni bardhezi, aktualisht në fazë riaftësimi pas dëmtimit, do të ulet në pankinë me paterica. Përkrah tyre, Bufoni, rezerva e Sheznit.

- Risia absolute e situatës i takon Barxaljit, i cili, vetëm pas pak muajsh, pasi i

dha lamtumirën “Allianz Stadium”-it dhe futbollit të luajtur, është gati të rikthehet te Juventusi. Jo si lojtar, por si pjesë e stafit teknik të Sarrit dhe do ta ndihmojë trajnerin me ndërtimin e fazës mbrojtëse të skuadrës, duke vendosur në gatishmëri të bardhezinj­ve eksperienc­ën.

Lajmi zyrtar nga klubi pritet menjëherë pas ndalesës së kombëtarev­e dhe “profesori i mbrojtjes” pritet të jetë operativ për sfidën kundër Fiorentinë­s.

- Aktiv, ndërkohë, nuk do të jetë Xhorxho Kielini, i ndalur në bokse pas problemit në bicepsin e femurit të pësuar në stërvitje. Kundër Napolit kapiteni bardhezi qëndroi në stol së bashku me shokët e skuadrës dhe mendohet se nuk ka qenë një episod unik. Sipas mediave italiane, në fakt, veçanërish­t për sfidat e zhvilluara brenda fushe nga Juventusi, 35-vjeçari do të ulet në pankinë me rezervat e Sarrit. Barxalji dhe Kielini do të gjenden, pra, shumë shpesh pranë njëri-tjetrit, ashtu si në fushë. Dhe me ta do të jetë edhe Xhixhi Bufon, i cili, si i dytë i Sheznit, do të shohë pjesën më të madhe të sfidave të Juventusit nga jashtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania