Panorama Sport (Albania)

“SHERR” KAPITENËSH, Vata përplaset me Mavrajn

Kapiteni kuqezi provokon shkodranin pas deklaratës së tij se nuk ka çfarë jep për Kombëtaren

- OLSI TUJANI

“Luftën nuk e kam fituar me pasaportë jugosllave” “Unë njoh vetëm një Vatë, ai është Fatmiri”

Pas çdo humbjeje, kri tikat shtohen. Sigur isht, nuk mund të ndodhë ndryshe edhe me Shqipërinë, sidomos kur në tri përballjet e fundit me Francën pati bërë paraqitje të shkëlqyera (1 fitore, 1 barazim dhe një humbje në Europian me paraqitje dinjitoze) dhe ndodh që të pësohet humbje 4-1 me shumë gabime. Pas të fundit në "Stade de France" pati një gamë të fortë kritikash, ku mes tyre ishte edhe ish-kapiteni Rudi Vata, i cili iu drejtua publikisht kapitenit aktual Mërgim Mavraj për të ndërmarrë vendim drastik. Mirëpo, ky i fundit, në prag të një ndeshjeje shumë të rëndësishm­e si ajo me Islandën, pasi mbrojti publikisht në konferencë shokët e skuadrës, refuzoi që të fliste në media për deklaratat e tij.

MËRGIM MAVRAJ

"Panorama Sport" kontaktoi me kapitenin e Kombëtares, referuar deklaratës së Vatës, por i pyetur rreth tyre, nuk reagoi. Gjatë mbrëmjes së djeshme, Mërgimi ka zgjedhur që të bëjë një postim në rrjetet sociale. Në llogarinë e tij në "Instagram", Mavraj ka postuar një foto të Fatmir Vatës, ish-mesfushori­t të Kombëtares shqiptare, i cili ka luajtur për disa vite në Gjermani gjatë karrierës së tij. "Vetëm një Vata e njoh", ka shkruar mbrojtësi dhe kapiteni i kuqezinjve. Duke qenë vetëm një ditë pas të gjitha kritikave të ish-kapitenit Rudi Vata, duket qartësisht se kjo ka qenë përgjigjja e Mërgimit për shkodranin.

ÇFARË THA VATA

Rudi Vata ka qenë tejet kritik me përfaqësue­sen shqiptare pas ndeshjes së zhvilluar në Paris kundër kampionëve të botës. "Me gjithë respektin për Mavrajn, për gjithçka ka dhënë deri tani, por mendoj se ka ardhur koha të largohet. Nuk ka mundësi që ta ndihmojë më Kombëtaren. Ne jemi në krizë të madhe. Jemi në krizë futbolli. Këtu flitet për ëndrra kuqezi tërë kohën, por edhe kjo nuk mund të zgjasë pafund. Të gjithë kanë ëndrra dhe flenë me ëndrra, por ama zgjohen me plan. Ndërsa ne flemë më ëndrra dhe zgjohemi me ëndrra. Nuk ka kuptim, nuk jemi kurrkund", ka deklaruar ndër të tjera Vata për "RTSH".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Mërgim Mavraj para ndeshjes Francë-Shqipëri
Mërgim Mavraj para ndeshjes Francë-Shqipëri
 ??  ?? Postimi i Mërgim Mavrajt për Fatmir Vatën
Postimi i Mërgim Mavrajt për Fatmir Vatën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania