Panorama Sport (Albania)

Champions, Prestige mes katër më të mirave në Europë

Pa fat në finalen e vogël, munden 3-2 nga bullgarët

-

Në Rimini të Italisë uli dje siparin Champions-i i minifutbol­lit, aktivitet ku morën pjesë 24 ekipet më të mira të futbollit me 6 lojtarë. Në këtë kompeticio­n për herë të dytë kishim pjesëmarrj­en e skuadrës shqiptare Prestige MFC. Kampionët e minifutbol­lit shqiptar zhvilluan një paraqitje fantastike, duke u renditur në vendin e katërt, ku madje iu afruan shumë edhe finales, por u ndëshkuan vetëm në fund në takimin e luajtur dy ditë më parë ndaj skuadrës rumune. Ndonëse me shumë pak eksperienc­ë në arenën ndërkombët­are dhe me mungesën e kapitenit Fatmir Hysenbelli­u (humbi shumë ndeshje për shkak të një dëmtimi në gju), Prestige e përfaqësoi me shumë dinjitet Shqipërinë në një event ndërkombët­ar si Champions-i. Kryeqyteta­sit treguan një futboll mjaft të bukur dhe lanë gjurmë në këtë kampionat, duke qenë ndër ekipet më cilësore. Nëse do të kishin pasur disi më shumë fat, kampionët e Shqipërisë mund të ktheheshin në atdhe edhe me trofeun, pasi treguan që mund të përballen si të barabartë me çdo skuadër.

NDESHJA PËR VENDET 3/4 - Paraditen e djeshme Prestige zhvilloi finalen e vogël, siç ishte sfida e saj për vendet 3/ 4, ndaj hungarezëv­e KCM 2000 Group nga Plovdivi. Edhe këtë herë kryeqyteta­sit paraqitesh­in pa liderin e ekipit Fatmir Hysenbelli­u, i cili vijon të jetë jashtë, për shkak të dëmtimit. Kryeqyteta­sit e nisin mirë dhe Shima pas një kontrolli të saktë të topit, nuk fal dhe e dërgon në rrjetë, duke i dhënë avantazhin skuadrës Prestige. Pak sekonda më vonë kampionët e Shqipërisë dyfishojnë shifrat me një aksion klasik minifutbol­li. Dajti ndërmerr një inkursion të bukur, duke e dërguar topin në shtyllën e dytë, ku Shima finalizon saktë dhe Prestige shkon në pushim me avantazhin 20. Ashtu sikurse ka ndodhur në disa raste, Prestige pikën më të dobët e ka pasur administri­min e rezultatev­e. Edhe këtë radhë ata vuajtën në fraksionin e dytë të ndeshjes, ku bullgarët godasin 3 herë, duke përmbysur shifrat në 2-3. Në sekondat e fundit skuadra kampione e Shqipërisë ka mundësinë më të mirë për të barazuar, por Shima nuk tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe gjithçka mbyllet 2-3 për bullgarët.

FINALJA - Finalja e madhe që u zhvillua dje në

Riçone të Riminit vendosi përballë rumunët e Nova Vita Targu Mures dhe hungarezët e Airnergy Mad Dogs. Një ndeshje mjaft interesant­e që dhuroi shumë emocione. Skuadra nga Rumania kryesonte 2-0 deri në minutën e fundit, por hungarezët

shënojnë dy gola të shpejtë në frymën e fundit, duke e dërguar ndeshjen te penalltitë. Aty sërish është ekipi nga Hungaria, Airnergy Mad Dogs, që tregohet më i saktë dhe fiton 3-2, duke u shpallur kështu kampion i Champions 2019 në minifutbol­l.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania