Starova, “divorc” me Laçin para Tiranës
Shkodrani doli dje në stërvitje, "Bobi": Nuk ishte e thënë që të vazhdonim më gjatë
Sulejman Starova "divorcohet" me Laçin para Tiranës. Prej të hënës, "Bobi" nuk është më trajner i kurbinasve. Ndarja ka ardhur me konsensus, aq sa edhe drejtuesit kanë pasur kohën e mjaftueshme për të gjetur edhe pasardhësin e tij. Armando Cungu merr zyrtarisht stolin e bardhezinjve. Shkodrani prej ditës së djeshme ka...
Sulejman Starova "di vorcohet" me Laçin para Tiranës. Prej të hënës, "Bobi" nuk është më trajner i kurbinasve. Ndarja ka ardhur me konsensus, aq sa edhe drejtuesit kanë pasur kohën e mjaftueshme për të gjetur edhe pasardhësin e tij. Armando Cungu merr zyrtarisht stolin e bardhezinjve. Shkodrani prej ditës së djeshme ka zbarkuar në fushë dhe ka drejtuar të parën seancë stërvitore të kurbinasve. Debutimin do ta ketë pikërisht këtë fundjavë, përballë kryeqytetasve. E megjithatë, Sulejman Starova nuk është i vetmi që ka ikur. Të tjera rrjedhje ka pasur edhe në radhët e stafit teknik. Sinan Bardhi i afruar jo më larg se dy javë më parë në rolin e zv.trajnerit, ka ikur bashkë me 63-vjeçarin. Tashmë e në vazhdim këtë detyrë do ta mbajë Klevis Hima, i cili do të jetë edhe krahu i djathtë i Cungut.
KONFIRMIMI
"Po, mbaroi këtu bashkëpunimi. Nuk ishte e thënë që të vazhdonim më gjatë, i uroj suksese ekipit", ka thënë shkurtimisht "Bobi" për "Panorama Sport", duke konfirmuar edhe largimin nga Laçi. Ndërkohë, prej disa javësh mësohet se drejtuesit dhe trajneri kanë pasur debate për rezultatet, që kulmuan pas barazimit 3-3 ndaj Flamurtarit, ku menjëherë pas ndeshjes presidenti Pashk Laska diskutoi me tone të larta. Starova iku pas tri barazimeve radhazi në kampionat, fillimisht ndaj Flamurtarit, më pas ndaj Luftëtarit dhe së fundmi kundër Bylisit.
SHKODRANI
Gazeta mëson se bisedimet me Armando Cungun, i cili rikthehet në Laç pas katër vitesh, kanë rreth një muaj që kanë nisur. "Bëhu gati nëse rezultatet nuk na shkojnë mirë", ka qenë mesazhi i drejtuesve për shkodranin, i cili kishte dalë në "nxehmje" për këtë post. Megjithatë, palët ishin munduar që çdo gjë të mbahej në fshehtësi, edhe pse ambienti ziente pas çdo rezultati negativ. Për herë të fundit Cungu ka drejtuar Laçin në vitin 2015, ku fitoi Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën.