Panorama Sport (Albania)

Tension te Reali, Zidan kriset me Perezin

Nuk do ketë asnjë afrim në merkaton e ardhshme, gjithçka varet nga Isko

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Nuk është aspak sit uatë e qetë në ka mpin e Realit të Madridit dhe nga lëvizjet e fundit konfirmohe­t se ka një krisje mes presidenti­t Florentino Perez dhe trajnerit Zinedin Zidan. Ky i fundit tha përpara disa javësh se do t'i pëlqente që të kishte afrime në merkaton e janarit, në mënyrë që të forconte skuadrën, por lajmi i fundit nga Spanja bën me dije se Perez nuk ka ndërmend të bëjë afrime, as Eriksen dhe as Pol Pogba. Asnjëri prej tyre nuk do të veshë fanellën "galaktike" në merkaton e ardhshme. Perez nuk dëshiron të humbasë para dhe kohë. Ai ka informacio­nin se Zinedin Zidan i ka të dubluara të gjitha rolet në skuadrën e parë. Në listën e Realit të Madridit janë 25 futbollist­ë (aq sa lejon La Liga) dhe Rodrigo duhet të federohej me të rinjtë. Te Reali do të afrohen futbollist­ë vetëm nëse do të ketë ndonjë dëmtim të rëndë për futbollist­ët që janë aktualisht në skuadër ose për ndonjë shitje të papritur. Klubi dëshiron që të vazhdojë rrugëtimin me këta lojtarë që ka në dispozicio­n dhe nuk do të shpenzojë asnjë qindarkë për t'i plotësuar dëshirat Zinedin Zidanit. Në verë, Reali i Madridit pagoi 303 milionë euro për të afruar lojtarë të rëndësishë­m, por frytet e kësaj merkatoje nuk janë dhënë në fushën e lojës.

Çështja "Isko" - Reali nuk ka parashikua­r asnjë afrim, sepse nuk ka parashikua­r asnjë largim (me përjashtim të Bejlit). Ky parashikim bën përjashtim vetëm për Iskon, i cili mund të planifikoj­ë ndonjë largim në janar për të pasur shanse që të grumbulloh­et nga kombëtarja e Spanjës për Europianin. Skuadra si Arsenali dhe Mançester Siti janë gati që të shpenzojnë për "magjistari­n" e mesfushës së Realit, i cili këtë sezon ka pasur shumë pak hapësira për shkak të dëmtimit dhe nuk i ka treguar dot vlerat e tij në fushën e lojës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania