Panorama Sport (Albania)

Kovaç e thotë troç: Nuk jemi si Liverpuli

"Ndaj Bohumit duam të kualifikoh­emi, Myler-Kutinjo OK”

-

Bajerni i Mynihut do të jetë sot në darkë mysafir në Bohum për ndeshjen e turit të dytë të Kupës së Gjermanisë. Trajneri Niko Kovaç ishte dje përpara gazetarëve ku foli për situatën në klubin e tij si dhe objektivin që ajo ka në këtë sfidë.

Sa e motivuar është skuadra në një ndeshje të tillë?

Të gjithë e dimë që është një ndeshje kupe, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet ta fitojmë atë. Përkundraz­i, duam të kthehemi në shtëpi të kualifikua­r. Për kundërshta­rin sfida të tilla janë evente të mëdha. Tifozët mezi presin të shohin skuadrën e tyre përballë Bajernit, kaq mjafton për të na motivuar.

Do të shohim gjatë ditës së nesërme (sot) se si do të jetë gjendja e lojtarëve, më pas do të vendos për formacioni­n. Disa prej lojtarëve kanë nevojë për pushim, por pjesa më e madhe do të luajë.

A do të ketë rrotacion? Duket se Myler dhe Kutinjo po funksionoj­në mirë, a do t'i shohim sërish bashkë në fushë?

Të dy kanë bërë një ndeshje të mirë ndaj Union Berlin. Na sollën cilësi në lojën ofensive edhe pse prapa lamë disa hapësira që mund të sillnin probleme. Filipe është një lojtar dhe person që bën shumë për skuadrën, shumë presin nga ai që të bëjnë magji si në stërvitje, por kjo nuk mund të ndodhë menjëherë. Në kohët e fundit i ka munguar edhe pak fati, por ai po punon fort për të qenë sërish protagonis­t.

Do të flisni me trajnerin e Brazilit për aktivizimi­n e Filipes?

Do të shohim se çfarë do të bëjmë, nuk është e thënë që ai të luajë dy 90-minutësha. Mund të udhëtojë me t,a por jo të luajë. Do të flas me Titen dhe do t'ia shpjegoj situatën.

Është Manuel Nojer më shumë se një portier dhe kapiten për Bajernin?

Si trajner nuk mund të influencos­h direkt gjatë lojës. Manuel e bën shumë mirë duke parë edhe vendin ku qëndron. Edhe pse kjo është një nga detyrat e tij. Manuel është një personazh shumë i njohur dhe një njeri shumë i mirë, ai ngjall respekt për këdo.

Leon mungon prej shtatë javësh, do të mundohemi të gjejmë momentin e duhur për të. Ndaj Augsburgut luajti pak minuta dhe nesër (sot) mund të marrë disa të tjera.

Do të luajë Leon Gorecka? Shpesh ju krahasojnë me Liverpulin, si ndiheni kur e bëjnë këtë gjë?

Ajo çfarë bënë ata ndaj Totenhemit tregoi se janë me meritë kampionë të Europës. Por për të bërë lojën e tyre duhet të kesh edhe lojtarët e nevojshëm. Nuk mund të ecësh me 200 kilometra në orë kur ke një makinë që arrin të shkojë deri në 100. Duhet të punosh me mjetet që ke. Kemi lojtarë me tipare të tjera dhe për të bërë diçka të madhe, duhet të gjejmë përzierjen e duhur.

Keni pasur kontakt me Zylen?

Niklas është gjithmonë afër

nesh dhe na këshillon për gjëra të caktuara, edhe pse momentalis­ht është larg fushës së lojës. Shpresojmë të rikthehet më shpejt seç është parashikua­r, një dëmtim është i vështirë për t'u përballuar.

Havi ende nuk është gati.

Po Martinez është gati?

Por shpresoj që ta kem gati për ndeshjen e fundjavës. Të gjithë të tjerët janë gati për ndeshjen ndaj Bohumit.

Mund të bëjë Kovaç atë që po bën Klop?

Kolegu Klop ndodhet prej katër vitesh në Liverpul. Por flasim për një vazhdimësi në

futboll, i cili nuk ekziston më. Të gjithë trajnerët duhet të kenë mundësinë për të treguar veten, njerëzit kanë nevojë për kohë, të njohin kolegët e tyre dhe të formojnë rrjetin e tyre. Por jam i mendimit që te lojtarët kjo ka shumë pak rëndësi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania