Panorama Sport (Albania)

Spektakël për një pikë në Vlorë, portierët janë heronj

Moçka hipnotizon nigerianin Oto Xhon, por jo Bregun

- ERMAL SIKA

Flamurtari dhe Skënderbeu ndajnë pikët në një ndeshje spektakola­re në Vlorë. Raste pa fund të shpërdorua­ra, momente të diskutuesh­me për moviolë dhe një barazim që duket sikur nuk kënaq askënd për vetë pozitat e dy skuadrave dhe lojën që u zhvillua. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri i komanduar, Luan Birçe, të krijonin përshtypje­n se nuk ishin kurrsesi ekipi i vendit të fundit. Një lojë superofens­ive, por natyrisht me probleme në mbrojtje, që nuk u shfrytëzua­n si duhet nga korçarët. Portierët Shpëtim Moçka dhe Enea Koliçi u bënë disa herë shpëtimtar­ë të skuadrave, veçanërish­t i pari, që hipnotizoi totalisht sulmuesin nigerian, Oto Xhon. Ky i fundit i habiti të gjithë me rastet që shpërdoroi disa herë përballë Moçkës, duke qenë pa diskutim një nga arsyet e forta pse Skënderbeu nuk doli me tri pikë nga Vlora. Barazimi nuk është një rezultat që ndryshon ndonjë gjë për Flamurtari­n, që pas 10 javësh kampionat nuk e njeh ende shijen e fitores dhe vazhdon të jetë i fundit. Ndërsa Skënderbeu, me pikën e marrë, ngjitet i shtati.

PJESA E PARË

Flamurtari rreshtohej me variantin 4-4-2, teksa nga minuta e parë ishin të paktën katër lojtarë me tipare tërësisht ofensive (Hoxhaj, Ribaj, Vatnikaj dhe Sukaj). Nga ana tjetër, Daja kishte të gatshëm Bregun e dëmtuar ndaj Partizanit dhe ishte pikërisht vlonjati që e nderoi. Pasi Oto Xhon nuk ishte në gjendje ta shtynte topin në rrjetë vetëm dy metra larg Moçkës, duhet të vinte minuta e 23-të, kur një gafë në krahun e djathtë të mbrojtjes vlonjate kthehet në gol pas kombinimit Gripshi-Bregu. Ky i fundit ndodhet në vendin dhe kohën e duhur për të mposhtur Moçkën. Janë minuta të mira për korçarët, edhe pse Sukaj e Rrapaj japin sinjale të rrezikshme në portën e Koliçit. Skënderbeu ka disa herë shansin për ta mbyllur ndeshjen, por Oto Xhon, Ndeki, Gripshi dhe Bregu ndalen nga Moçka. Dhe nëse nuk shënon, e pëson. Ligji i pashkruar i futbollit hyn në fuqi, teksa Flamurtari ndëshkon Skënderbeu nga një aksion model. Sukaj finalizon një gol që vjen

pas disa pasimeve të sakta. Skënderbeu reagon menjëherë, por është Moçka në një formë të shkëlqyer që i mohon golin Bregut. Pjesa e parë mbyllet me një goditje të Sukajt me kokë që pritet nga Koliçi.

PJESA E DYTË

Birçe dhe Daja nuk ndryshojnë

asgjë pas pushimit. Të dyja skuadrat luajnë një futboll të hapur, duke kërkuar fitoren. Rastet janë të shumta, pasi ekipet lënë hapësira të mëdha në fushë. Bregu dhe Sukaj japin sinjalin e parë, por Moçka dhe Koliçi i thonë "jo" golit. Vatnikaj i afrohet

golit pas një aksioni të bukur të kuqezinjve, por sërish Koliçi nuk thyhet. Mbrojtësit e Flamurtari­t vuajnë shumë me Oto Xhon, i cili disa herë i driblon lehtësisht, por më pas eklipsohet totalisht nga Moçka. Rastet nuk mungojnë në të dyja portat, por më së shumti për sulmuesin nigerian të Skënderbeu­t. Daja hedh në fushë edhe Mujën dhe Elezin, ndërsa në fund ekipet ndiejnë lodhjen. Sarris del i dëmtuar, ndërsa në vend të tij futet Mema, i cili rikthehet pas dy muajsh prej dëmtimit që pësoi me

Kosovën U-21. Gjithçka është e hapur deri në shtesë, por të dyja skuadrat nuk kanë shënjestrë­n e duhur. Shansi për t'i dhënë fitoren Skënderbeu­t i jepet Bregut, po vlonjati këtë herë nuk ia del dhe ndeshja mbyllet pa fitues në Vlorë.

 ?? Foto: F.Hazisllari ?? Çast nga ndeshja e djeshme në Vlorë
Foto: F.Hazisllari Çast nga ndeshja e djeshme në Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania