Panorama Sport (Albania)

Hidi, “shigjetë” Shkëmbit: Më ndihmoi të rritem 38 vjeç

Bylisi/ Portieri: I kuqi na penalizoi me Teutën

-

Për Isli Hidin, ecuria e Bylisit nuk mund të quhet më fat. I ftuar në emisionin e "News 24", "Sport News Plus", portieri ka folur për gjithçka, duke filluar nga ndeshja me Teutën dhe ndikimin e arbitrave. "Në fillim të sezonit, asnjë s'e kishte menduar këtë ecuri. Me lojën që kemi bërë tregojmë se jemi me meritë aty. Nuk e shoh klasifikim­in, tani duhet të bëjmë sa më shumë pikë. Oreksi vjen duke ngrënë. Duhet të jemi me këmbë në tokë, pasi dy humbje të çojmë në vendin e tetë. Ecuria e Bylisit nuk është fat. Ndaj Teutës nuk ishte vetëm ajo penallti, por edhe dy të tjera. Trajneri ynë nuk para flet për gjyqtarët, por këtë herë u revoltua. Kartoni i kuq na ndëshkoi. Presidenti ynë ka 16 vite në drejtimin e Bylisit dhe tashmë ka eksperienc­ë të mjaftueshm­e. Ai është shumë pranë ekipit dhe investimet që janë bërë pasqyrohen në rezultate", u shpreh portieri. I pyetur për përballjen me ish-ekipin, ai ironizoi me Bledi Shkëmbin: "Unë te Teuta kalova një vit fantastik. Megjithatë, ne jemi profesioni­stë. Shkëmbi më dha mundësinë që të rritemi te Teuta, si unë në moshën 38 vjeç apo Bici, Bushiç apo lojtarëve të tjerë. Të paktën kështu ka deklaruar vetë ai në një studio. Megjithatë, ne që ikëm nga Teuta i arritëm objektivat dhe e ndihmuam trajnerin të jetë i suksesshëm". Edhe pse gjatë karrierës së tij ka shëtitur shumë, kurdoherë ka qenë i lidhur me ekipin "mëmë". Ndaj, nuk kishte si të mos fliste edhe për Tiranën dhe shkarkimin e trajnerit. "Të jesh tri pikë me kreun dhe të shkarkohes­h, kjo ndodh vetëm te Tirana. Nuk e di sa trajnerë janë ndërruar këto kohë te Tirana. Nuk mendoj se trajneri është problem te Tirana. Unë kam qenë te Tirana dhe gjithmonë ka pasur nga këto probleme. Trajnerit duhet t'i japësh qetësi dhe ta lësh të punojë. Patë një lloj tradhtie ndaj Memës gjatë ndeshjes? Nuk besoj se kishte një tolerim. Mema i njihte më mirë ata, sepse i kishte edhe në stërvitje. Jam larguar, por e kam ndjekur Tiranën. Një problem që nuk më pëlqen, është që tifozët janë kundër drejtuesve dhe këtë e kam përjetuar kur isha aty. Unë si lojtar nuk e mendoj dot që fansat të jenë kundër presidencë­s. Kjo e bën lojtarin të jetë në presion. Plus problemeve të tjera që ju i dini më mirë se mua", përfundoi Hidi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania