Panorama Sport (Albania)

Tirana, Ahmataj izolon bardheblut­ë

Trajneri mbyll dyert në stërvitje, plani kundër Teutës punohet në fshehtësi

- OLSI TUJANI

Debutim me fitore përballë ish-skuadrës është nisja e ëndërruar për çdo trajner në krye të një skuadre. Mirëpo, me sa duket, 3 golat në Gjirokastë­r nuk kanë qenë maksimumi i pritur nga trajneri i ri i kryeqyteta­sve. Nga dje, në kompleksin stërvitor "Skënder Halili", kanë nisur që të qarkullojn­ë edhe rregullat dhe kërkesat e Julian Ahmatajt...

Debutim me fitore përballë ishskuadrë­s është nisja e ëndërruar për çdo trajner në krye të një skuadre. Mirëpo, me sa duket, 3 golat në Gjirokastë­r nuk kanë qenë maksimumi i pritur nga trajneri i ri i kryeqyteta­sve. Nga dje, në kompleksin stërvitor "Skënder Halili", kanë nisur që të qarkullojn­ë edhe rregullat dhe kërkesat e Julian Ahmatajt. Numri një i pankinës së kryeqyteta­sve ka vendosur që skuadra e tij të stërvitet pa praninë e mediave në impiant. Rregulla deri diku të rrepta, të cilat më parë janë aplikuar edhe nga braziliani Ze Maria në krye të skuadrës 24 herë kampione.

POSTFITORJ­A

Ambienti është i qetë dhe te Tirana kanë nisur të "marrin frymë lirshëm". Fitorja me tre gola në transfertë ua mundëson diçka të tillë lojtarëve, teksa pas një triumfi të tillë, edhe gabimet minimale mund të mos marrin vëmendjen e duhur. Mirëpo, për trajnerin Ahmataj, puna në krye të kësaj skuadre ka edhe shtrëngime dhe vendime që ai i ka kërkuar të zbatohen. Një prej tyre është edhe raporti me mediat. Nëse ditën e parë të punës e pati nën fokusin e shumë kamerave të televizion­eve shqiptare dhe syve të gazetarëve, dje, pas fitores në Gjirokastë­r, ai ka vendosur që t'i lërë mediat pas hekurave.

IZOLIMI

Dje në orën 12:00, Tirana ka nisur punën për të zhvilluar stërvitjen postndeshj­e ndaj bluzinjve. Titullarët me vrapime dhe punë në palestër, ndërsa pjesa tjetër e ekipit nisin me një nxehmje të plotë e më pas stërvitje nën drejtimin e trajnerit Ahmataj. "Panorama Sport" ka kërkuar që të jetë e pranishme si gjithmonë në një seancë stërvitore të skuadrës më të titulluar në vend, por punonjësit e klubit kanë përcjellë një vendim të trajnerit të ri. "Nuk lejohen mediat brenda në kompleks. Trajneri ka vendosur të kryejë seancë stërvitore pa praninë e mediave", mësohet me shumë mirësjellj­e prej punonjësve në klub. Një

praktikë e tillë, kaq e rreptë, për të izoluar skuadrën merr më së shumti kuptim në ditën kur punohet imtësisht me taktikën, por që në ditën e parë të javës, kur në fushë është stërvitur vetëm pjesa e atyre që ishin jashtë ndaj Luftëtarit...

 ??  ??
 ??  ?? Julian Ahmataj në seancën e parë stërvitore te Tirana
Julian Ahmataj në seancën e parë stërvitore te Tirana

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania