Panorama Sport (Albania)

Kukësii Kukësii ndall kampiionët,, kampiionët,, Duro: Jemii Jemii më më të të fortë

Kampionët ruajnë kreun edhe me një pikë, verilindor­ët të pafuqishëm për të bërë diferencën

- ILIR CARA

Kryendeshj­a e javës së 10-të, PartizaniK­ukësi, u mbyll me rrjeta të paprekura. Pritej që dueli të dhuronte spektakël, por në fund fitoi frika. Të dy trajnerët i rreshtuan ekipet me pesë mbrojtës, ku dukej qartë se primare ishte të mos mundeshin në këtë takim. Partizani vinte me mungesa të shumta, por Lerda habiti me rreshtimin e skuadrës, ku Asani e nisi nga stoli dhe nuk u aktivizua për asnjë minutë. Trajneri italian nuk arriti të bëhej i guximshëm, as edhe në minuta e fundit ku dukej qartë që Kukësi kishte rënie fizike dhe lojtarët më shumë shtriheshi­n në fushë. Lerda bëri vetëm një zëvendësim, Bardhi i la vendin Braun në minutën e 83-të. Trajneri Shpëtim Duro goditjen e mori para fillimit të ndeshjes, pasi Shkurtaj u dëmtua në nxehje. Me Romeron të pezulluar, si dhe me Solomon, Telushi, Kote dhe Hakaj të pamundur Partizani u rreshtua me skemën 5-3-1-1. I diktuar nga vendosja e të kuqve edhe trajneri Shpëtim Duro ndryshoi skemën duke aktivizuar Musollin në qendër të mbrojtjes, kështu që edhe Kukësi rreshtohet me 5 në repartin defensiv. Barazimi i kënaqi të dyja ekipet, pasi Kukësi ka bilancin pozitiv me "demat" pas dy ndeshjeve, ndërsa Partizani mban sërish kreun, duke kryesuar me 18 pikë.

PJESA E PARË- Takimi nisi mirë për Partizanin, ku që në start pati një mundësi me Çinarin. Më pas kundërpërg­jigjen kuksianët me Abazajn. Në minutën e 11-të Partizani ka një mundësi të pastër shënimi, por portieri Xhika është me fat, pasi i vjen në ndihmë trau i portës. Të kuqtë mundohen të ushtrojnë presion, por ndihet eksperienc­a në repartin e mesfushës. Ndërsa sulmi mbetet i veçuar, pasi theksi kryesor në lojën e "demave" ishte që të mos pësonin në të parën. Me kalimin e minutave niveli i lojës bie dhe rastet për shënim janë të pakta, pasi edhe Kukësi nuk është se bën më shumë, ndonëse organikën e ka plot. Në minutën e 38-të Abazaj ka një mundësi shënimi, por portieri Hoxha tregon vlerën e tij duke e mbajtur të paprekur portën.

PJESA E DYTË- Partizani e nis në sulm fraksionin e dytë dhe është më kërkues, pasi e rriti presionin në drejtim të portës kuksiane. Në minutën e 51-të ish-portieri i Partizanit, Dashamir Xhika, bëhet shpëtimtar­i i portës së Kukësit, pasi neutralizo­i gjuajtjen me kokë të Çinarit. Me kalimin e minutave Kukësi humbet freskinë fizike dhe duket qartë që verilindor­ët kënaqen edhe me

një pikë, pasi me të gjitha mënyrat mundohen të vonojnë lojën, gjë e cila irriton të kuqtë aq sa trajneri Lerda përplaset me fjalë në distancë me kolegun e tij Shpëtim Duro, në lidhje me sjelljen e lojtarëve të Kukësit. Në minutën e 64-t vjen zëvendësim­i i parë, ku

Limaj ia lë vendin Lulajt, dhjetë minuta më pas del Gavazaj dhe në fushë hyn Musta, por sërish Kukësit i mungon freskia në sulm. Në të 80-ën Rroca ka një mundësi shënimi, por sërish Hoxha tregohet vendimtar. Partizani është më kërkues, por duke

ditur mungesat, trajneri Lerda heziton të bëjë zëvendësim­e dhe vetëm në të 83-ën bën ndërhyrjen e vetme ku Braun zëvendëson Bardhin. Në të 88-ën Daku hyn në vend të Ethemit, ndërrim i cili ngeli vetëm sa për statistikë dhe gjithçka mbyllet në shifrat 0-0.

 ?? FOTO: LSA ?? PARTIZANI-KUKËSI 0-0 Bardhi në dyluftim me Maliqin.
FOTO: LSA PARTIZANI-KUKËSI 0-0 Bardhi në dyluftim me Maliqin.
 ?? Fotot: F. Hazisllari ?? Partizani-Kukësi 0-0
Çast nga ndeshje e djeshme,
Fotot: F. Hazisllari Partizani-Kukësi 0-0 Çast nga ndeshje e djeshme,

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania