Panorama Sport (Albania)

Lerda: Duros i kërkova një pakt, me pak fat fitonim

-

Partizani barazoi në shtëpi përballë Kukësit, në një sfidë ku të kuqtë u shfaqën disi më kërkues. Trajneri Franko Lerda foli pas ndeshjes për emisionin "Gol pas Goli", për paraqitjen e skuadrës e cila vinte me mungesa të shumta, por sqaroi edhe debatin në distancë me trajnerin e Kukësit, Shpëtim Duro. Lerda nuk ka dashur të justifikoh­et me mungesat, por i ka pëlqyer loja e ekipit, ku me pak fat mund të fitonin. "Jam i kënaqur, lojtarët arritën ta interpreto­nin mjaft mirë ndeshjen. Me pak fat mund të merrnim diçka më tepër. Do t'u bëj kompliment­e lojtarëve që luajtën. Nuk dua të flas për ata që nuk luajtën, se i bie që të flas edhe për ata që janë të dëmtuar dhe mungojnë. Nuk kemi sakrifikua­r asnjë lojtar. Kemi luajtur me pesë. Idrizi dhe Trashi kanë luajtur si mesfushorë dhe nuk e ndjemë mungesën e një tjetër mesfushori. Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve. Kukësi ka cilësi të mira. Prova e grupit është e kënaqur. Me pak fat skuadra do kishte marrë diçka më tepër. Më kënaq fryma e grupit dhe loja e skuadrës.

Renditja në këto momente nuk ka shumë vlerë, më shumë vlerë ka forma e skuadrës", u shpreh fillimisht trajneri italian.

KËRKESA NDAJ DUROS"Trajnerit

Duro i kam thënë që duhet të bëjmë një pakt, që topi të nxirrej jashtë vetëm kur ka goditje në kokë. Të gjithë bashkë duhet ta bëjmë diçka të tillë. Loja duhet të ndalet vetëm nga goditjet në kokë. Nuk mundet që lojtarët të rrinë shtrirë në fushë për një kohë të gjatë, sepse ulet ndjeshëm rritmi i lojës. Rregullat e lojës janë të qarta, kështu funksionin futbolli edhe në Europë. Lojën e ndal gjyqtari. Gjyqtarët gabojnë, siç gabojmë të gjithë. Te dueli i Rrocës me Alban Hoxhën duhet të kishim një karton.

SULMI - "Faza ofensive më pëlqeu shumë. Si me Malën, ashtu edhe me Melon, apo dhe me Trashin, kemi rrezikuar. Në përgjegjës­i më pëlqeu", u shpreh trajneri i Partizanit, Franko Lerda pas barazimit 0-0.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania