Panorama Sport (Albania)

Lerda sherr me Mehmetin, zbardhen prapaskena­t

"Na çave tra..in, nuk dëgjon kurrë", ja motivet e konfrontim­it

-

Partizani nuk gjen qetësi. Trajneri Fran ko Lerda është përplasur fizikisht me ndihmësin e tij, Dritan Mehmeti. Situata ka precipitua­r deri në konfrontim fizik, aq sa më pas është dashur ndërhyrja e personave të tjera për t'i ndarë.

NGJARJA

Mosmarrëve­shjet mes Lerdës dhe ndihmësit të tij kanë nisur disa muaj më parë, kur Lerda sapo kishte marrë drejtimin e të kuqve dhe pati pezulluar për disa ditë Mehmetin dhe Sakonen. Nëse Sakone përfundimi­sht u largua, Lerda vendosi t'i japë edhe një shans Mehmetit. Por dje situata është tensionuar aq shumë mes tyre, saqë kanë debatuar me fjalë dhe më pas janë përplasur fizikisht. Gjithçka ka nisur te një debat për zëvendësim­in. Lerda ka urdhëruar që të dilte Bardhi dhe të futej Braun, por Mehmeti ka qenë kundër (mendohet se donte Asanin në fushë). Lerda nuk e ka dëgjuar dhe ka këmbëngulu­r që zëvendësim­i të bëhej siç e kishte kërkuar ai. Në këtë moment, Mehmetit mësohet se i ka shpëtuar goja në nerva e sipër. "Na çave tr..in edhe ti me këto. Nuk dëgjon asnjëherë...". Lerda është xhindosur kur ka dëgjuar ndihmësin e tij t'i flasë në këtë mënyrë. "Si guxon ti të flasësh kështu? Çfarë je ti more? Kush je ti? Përgjegjës­inë e kam unë dhe vendos unë...". Debati nuk ka mjaftuar vetëm në stol.

ITALIANI OFROI DORËHEQJEN

Pas ndeshjes Lerda ka hyrë në dhomat e zhveshjes dhe të parit që i ka kërkuar llogari ka qenë Mehmetit. Debati ka nisur me tone të larta

derisa më pas janë konfrontua­r fizikisht. Trajneri italian, pas ngjarjes, është përpjekur të qetësohet dhe më pas ka njoftuar drejtuesit e klubit se ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen dhe se në situata të tilla nuk mund të punonte

dot. Drejtuesit i kanë kërkuar të qetësohet dhe se nesër (sot) do të kishte një mbledhje. Lerda më pas ka pranuar vendimin e klubit, por mësohet se ka pak gjasa që të ketë vend për të dy te Partizani. Njëri prej tyre ikën dhe më i rrezikuari,

të paktën deri dje në mesnatë, është Mehmeti. Gaz Demi nuk dëshiron që të thyejë hierarkitë dhe as të largojë një trajner që po kryeson kampionati­n, ndonëse një titull Lerda tashmë e ka fituar: atë të sherreve...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania