Panorama Sport (Albania)

Kronologji­a e përplasjev­e nën drejtimin e Lerdës

-

Përplasjet e trajnerit Franko Lerda me pjesëtarë të stafit dhe me lojtarët kanë nisur që gjatë fazës përgatitor­e në Slloveni. Aty ai ka pasur një përplasje me menaxherin e klubit, kryesisht për aspektin menaxheria­l të stërvitjes dhe për të mos agravuar situatën, ky i fundit është tërhequr nga faza dhe ka ardhur në Shqipëri.

ME MJEKËT

Përplasje ka pasur edhe me pjesëtarë të stafit mjekësor gjatë fazës në Slloveni, ku ka kërkuar që çdo veprim i tyre apo hyrje në fushë të mos bëhet pa urdhrin e tij.

ME TRASHIN & CO

Marrëdhëni­a e ngrirë me Lorenc Trashin në fillim të fazës përgatitor­e verore mësohet se ka nisur për arsye disiplinor­e në stërvitjen në Slloveni dhe për këtë shkak nuk e aktivizoi në ndeshjet e para në Europë. "Vatra e zjarrit" sa u përket lojtarëve u zgjerua edhe me Jasir Asanin, që e nisi nga stoli duelin me Sherifin apo me Emanuel Mensah, të cilin pa asnjë shpjegim e dërgoi në tribunë, gjersa e detyroi këtë të fundit që të largohej përfundimi­sht. Pakënaqësi për trajnerin ka pasur edhe nga Lukas Kardozo dhe Tijan Jaiteh, që nuk i përfillte fare as në stërvitje dhe që i largoi.

ME STAFIN

Ndërsa përplasjet me stafin teknik, kryesisht dyshen Mehmeti-Sakone, kanë qenë të shumta dhe për shkaqe të ndryshme. Por situata u përkeqësua pas ndeshjes së parë me Sherif Tiraspolin, ku trajneri Lerda dhe ndihmësit e tij u përplasën keq dhe ishin shumë pranë kontaktit fizik. Debate në stërvitje ka pasur me disa, ku në një rast e ka pësuar Trashi që e ka larguar nga stërvitja, por të nesërmen ka qenë titullar. Pakënaqësi me trajnerin kanë shfaqur edhe lojtarë të tjerë, kryesisht Asani, që zëvendësoh­et sistematik­isht nga trajneri, apo edhe futbollist­ë të tjerë që pretendojn­ë më shumë minuta në fushë. Rasti "Hakaj" 17 ditë më parë ishte i parafundit, përpara se sa të mbërrinte te debati i djeshëm me Mehmetin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania