Panorama Sport (Albania)

Olsi Rama: Ishte debat, por nuk pati grushte mes të dyve

Drejtori, kunj italianit: Nuk kërkohet llogari pas ndeshjes

-

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, ka konfirmuar dje në "Rubrikën Sportive" në "RTSH" se ka pasur një përplasje mes Lerdës dhe Mehmetit, por sipas tij, gjithçka ishte një debat me tone të larta dhe nuk pati asnjë kontakt fizik. "Debatet janë pjesë e punës, shoqërojnë një punë, kudo të jetë, jo vetëm në sport. Pas ndeshjes, mund të ketë pasur momente pakënaqësi­e për barazimin, ka pasur një debat, por që u mbyll aty. Isha prezent dhe ju garantoj se nuk kishte grushte, sepse isha aty i pranishëm. Ishte një debat që u kërkua llogari. Të gjithë kanë më tepër eksperienc­ë më shumë se unë në futboll, por është një rregull i pashkruar, që nuk flitet në pushim apo pas ndeshjes, pasi të gjithë duhet të ulin ritmin e të përqendroh­en. Është diçka që duhet të evitohet në çdo ambient, por ajo përfundoi aty. Trajnerët të dy shtrënguan dorën e lojtarëve. Kaq ka qenë e gjitha", tha Rama. Ndërkaq, më pas ai komentoi edhe ndeshjen. "Është normale që u futëm për fitore. Të kushtëzuar edhe nga mungesa në organikë. Hakaj ishte me temperatur­ë. Idrizaj

vjen nga dëmtim i gjatë. Patëm mungesën e Telushit dhe Romeros dhe u detyruam të luante Broja para mbrojtjes, për herë të parë. Për një ekip që pretendon të ecë para e të dalë kampion, duhet të ketë më shumë se një skemë, që t'i vëmë në vështirësi kundërshta­rët. Kishim 'armë' në stol, edhe me gjithë mungesat, Asani, Braun, por çështja është se kur e shikon që lojtarët po japin ende, e ke të vështirë të bësh edhe ndryshime. Edhe Bardhi e Çinari që po bënin shumë volum, dhe e ke të vështirë t'i zëvendësos­h. Për mua, kur një trajner ka 3 ndërrime, mund të tentojë të freskojë ekipin me gjakun e ri. Gjithsesi, ekipi nuk pati lodhje apo rënie, por deri në fund funksionua­m", u shpreh Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania