Panorama Sport (Albania)

“Xixa” me Lerdën, Duro: Më të fortë se Partizani

"E vështirë ndaj tifozëve të kuq, jemi si shtëpia e fëmijës"

-

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, ka mbetur i kënaqur nga rezultati, teksa edhe një ditë para ndeshjes e kishte shprehur për "Panorama Sport" se barazimi do të ishte i pranueshëm ndaj Partizanit. Në bisedën pas ndeshjes për "SuperSport", ai theksoi se skuadra e tij është më e fortë se të kuqtë, pavarësish­t se nuk arriti fitoren. Duro foli edhe për debatin me trajnerin e kuq, Franko Lerda.

Ju jep kënaqësi ky barazim?

Nuk jam i zhgënjyer. Unë e kam thënë edhe para ndeshjes që ishte sfidë e vështirë dhe e rëndësishm­e ishte të merrnim një rezultat pozitiv. Partizani ishte me moral të lartë. Një fitore e Partizanit do na krijonte probleme. Natyrisht objektivi ynë ishte fitorja, por synimi minimal ishte barazimi. Jam i kënaqur në përgjithës­i.

Gjithsesi, jeni sërish pas Partizanit...?

Kampionati është i gjatë, e rëndësishm­e është që Partizani të mos shkëputej. Unë mendoj se Kukësi është më i fortë. Kemi fituar ndeshjen e parë, barazuam sot (dje) ndaj një tifozërie të madhe dhe të zjarrtë. Ne jemi bërë si shtëpia e

fëmijës. Jemi pa shtëpi dhe nuk dimë ku luajmë.

Sa jua prishi planet Shkurtaj?

Ai është momentalis­ht finalizues i skuadrës dhe lojtar që na prishi punë patjetër. Janë gjëra që ndodhin dhe u detyruam të bënim ndryshime.

Kishim edhe Limajn që ka luajtur i sforcuar pas një kontraktim­i muskulor.

A mund të na sqaroni se pse debatuat me Lerdën?

Pyesni Lerdën, sepse u çudita. Nuk e di pse reagoi ashtu. U befasova. Çdo gjë që ndodh në fushë, nuk kanë lidhje trajnerët për etikë. Jam takuar disa herë me të dhe nuk i di arsyet. Duhet ta kishim bërë mbledhjen para ndeshjes për sa u përket vonesave të lojës.

Shumë pasime të gabuara dhe topa të humbur gjatë lojës, pse?

Kemi humbur topa të thjeshtë dhe Partizani mund të na godiste. Për mua është pozitive që skuadra ishte e vendosur mirë. Kemi gabuar në pasin final. Gjithsesi, e theksoj se e rëndësishm­e për ne do ishte që Partizani të mos shkëputej.

Ndryshuat skemën në momentet e fundit, pse?

Unë kisha punuar gjatë gjithë javës me idenë se Partizani do luante me 4 mbrojtës. Para ndeshjes mora informacio­n që trajneri e ka vendosur me 5 mbrojtës. Në atë moment bëra lëvizje dhe tërhoqa Musollin në qendër të mbrojtjes. Interpreti­mi i ndeshjes ishte i mirë. Në këto ndeshje mundësitë nuk janë të shumta. Kishim mundësitë me Abazajn, Rrocën dhe Mustën. Ishte takim që ai i cili shënonte i pari, fitonte. Nëse do e dija që Partizani do luante me 5 mbrojtës, do bëja ndryshime gjatë javës. E bëra brenda për brenda lëvizjen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania