Panorama Sport (Albania)

Rama pyet Gjicin për Metën: Çfarë i keni bërë këtij?

Lerda-Duros: I paske mësuar lojtarët vetëm me u shtri

-

-Dëmtimi i Vasil Shkurtajt në nxehjen para ndeshjes bëri që të ndryshojë edhe protokolli i shpërndarë për mediat, pasi Ethemi rreshtohet si titullar, por edhe trajneri Duro ndryshon skemën duke u rreshtuar me pesë mbrojtës, ashtu si Partizani.

-Lagia e fushës para ndeshjes me sa duket u bë më shumë sesa duhej, pasi në sektorë të veçantë futbollist­ët rrëshqasin nga lagështia.

-Të dy trajnerët takohen dhe flasin përzemërsi­sht para nisjes së ndeshjes, ku ishte Lerda ai që iu drejtua trajnerit të Kukësit, Shpëtim Duro, një ish-lojtar dhe trajner i Partizanit.

- Në minutën e 37-të Uilliam Melo ngadalëson një aksion premtues të Partizanit dhe më pas bën një veprim "Fair Play", nisur nga shtrirja në fushë e Gavazajt. Por ky veprim i braziliani­t e ka irrituar shumë trajnerin Franko Lerda, i cili i kërkoi llogari lojtarit të tij, pasi duhet të vijonte aksionin, me pretekstin se lojtari i Kukësit nuk kishte dëmtim serioz, gjë e cila u vërtetua pas ndaljes së lojës. -Thuajse e njëjta skemë ndodh edhe në minutën e 57-të, ku kësaj radhe është Baldor ai që nxjerr topin jashtë për t'i ardhur në ndihmë Malës, që ishte i shtrirë në fushë. Edhe në këtë rast Lerda i ka kërkuar llogari mbrojtësit rumun, pasi sipas tij

Mala nuk kishte gjë dhe duhet të vijonte aksionin e jo ta nxirrte topin jashtë.

- Minuta 62. Rroca i ndërhyn keq portierit Hoxha, ku kërkohet ndihma e stafit mjekësor. Mosndëshki­mi me karton, ku edhe po të ishte i verdhë do të ishte i dyti për mesfushori­n e Kukësit, i ka irrituar të kuqtë.

Madje në kohën që mjekët ishin në fushë, trajneri Lerda instruktoi lojtarët që të bënin presion te gjyqtari Meta ku të kërkonin ndëshkimin e lojtarit të Kukësit me karton, gjë e cila nuk u mor parasysh nga arbitri. -Në minutën e 76-të, duke parë shtrirjet e shpeshta të lojtarëve të Kukësit në fushë, trajneri Lerda i kërkon llogari trajnerit Duro në distancë: "Ej mister, mister. I paske mësuar lojtarët vetëm me u shtri në fushë. Nuk do ta nxjerrim topin jashtë për çdo shtrirje të tyre në fushë, vetëm kur të marrin goditje në kokë". Kështu iu drejtua mes të tjerash Lerda trajnerit Duro. -Minuta 85. Obanor i Kukësit shtyn pa top Malën në anësore dhe arbitrat nuk japin faull. Në këtë rast drejtori i përgjithsh­ëm i Partizanit, tepër i irrituar me veprimet e gjyqtarit Meta dhe ndihmësve të tij, kthen kokën pas dhe i drejtohet presidenti­t të Kukësit Safet Gjici me këto fjalë: Çfarë i keni bërë këtij arbitrit ju?

 ?? FOTO: F.Hazisllari ?? Trajneri italian duke i kërkuar llogari stafit të Kukësit për shtrirjen e lojtarëve në fushë
FOTO: F.Hazisllari Trajneri italian duke i kërkuar llogari stafit të Kukësit për shtrirjen e lojtarëve në fushë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania