Panorama Sport (Albania)

Luftëtari në ankth për Demon, Kalluci kundër trajnerit

Mbrojtësi dëmtoi shpatullën, flet ish-sulmuesi: Marantas i dënon lojtarët për një gabim

- Tomor Shehu

Luftëtari ka harruar të fitojë. Triumfi në ndeshjen ndaj Flamurtari­t në shtëpi është i pari dhe i vetmi në dhjetë javët e luajtura nga bluzinjtë në këtë kampionat. Jo vetëm kaq, por penallti të shkaktuara rregullish­t dhe dëmtimet janë probleme të shtuara për bluzinjtë. Për disa prej situatave, Theodhori Kalluci ka një këshillë.

Kalluci - Deri më tani, Luftëtari ka shënuar vetëm gjashtë gola dhe ka pësuar 19 të tillë në dhjetë javë. Këto shifra janë dëshmi e defekteve të shfaqura si në manovrën sulmuese, edhe në atë mbrojtëse. "S'mund të lihet në stol një lojtar mbrojtës se gaboi një herë. Përkundraz­i, ai duhet inkurajuar dhe mbështetur kur gabon. Nuk e kuptova mungesën e Lalës dhe të ndonjë tjetri me Tiranën, por është koha për t'u ndalur sa s'është vonë dhe për të vendosur pikat mbi i. Penalltitë e kthyera në modë duhet të marrin fund", u shpreh menjëherë pas disfatës me Tiranën specialist­i i futbollit, Theodhori Kalluci.

Penalltitë - Penalizimi nga goditjet e 11-metërshave, me ose pa dashje, për Luftëtarin përkthehet në të paktën pesë pikë të humbura. Në gjashtë penallti të akorduara në dëm të Luftëtarit, e fundit ekzekutuar nga Batha në minutën 26 s'u shndërrua në gol të pësuar. Mirëpo, ai episod i shkaktuar bëri që skuadra të vuante mungesën e mbrojtësit Prikas, të ndëshkuar me karton të kuq.

Dëmtimi - Luftëtari mund të humbasë për disa kohë edhe shërbimet e mbrojtësit­Aurel Demo. Në minutën e 77-të, kuçovarit iu desh të linte e fushën pas nxjerrjes së shpatullës së krahut të djathtë. Burime nga stafi mjekësor i Luftëtarit për "Panorama Sport" konfirmojn­ë se Demo do të rrijë dy ditë pushim dhe më pas do të mësohet shkalla e dëmtimit.

Prikas - Për Luftëtarin, penalltia e fundit e shkaktuar nga mbrojtësi grek Prikas është e gjashta në dhjetë javët e luajtura. Mirëpo, ky episod, sipas mbrojtësit grek, është shkaktuar me dorën në pozicion natyral. "Isha në mbrojtje të kundërshta­rit dhe pozicioni i dorës s'kishte lidhje me penalltinë. Thjesht mbrojta kundërshta­rin dhe rastësisht topi gjeti dorën time. S'di ç'të them më shumë. Por tani që jam pjesë e futbollit shqiptar, këtu arbitrat e kanë ndjesi të favorizojn­ë sulmuesit", deklaroi Prikas.

 ??  ?? Aurel Demo
Aurel Demo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania