Panorama Sport (Albania)

Sukajt i mohohet penallti, dyshime për rastin e Bregut

-

FSHF i kishte besuar ndeshjen e djeshme në Vlorë një tresheje mikse me kryesor Orlando Kukën, si dhe anësorë Orgest Grabovën dhe Alfred Shkretën. Në tërësi gjykimi la për të dëshiruar, duke ndikuar në rezultat, pasi Flamurtari­t iu mohua një penallti neto. Në total pati katër raste për moviolë, ku shumë i diskutuesh­ëm ishte edhe goli i Sukajt, por pamjet filmike i japin të drejtë anësorit Shkreta.

36' Zeqaj godet pa top me dorë dhe më pas me bërryl në fytyrë Gripshin në një duel afër zonës. Anësori Grabova nuk sinjalizon aspak kryesorin për një rast që minimalish­t duhej dhënë faull për Skënderbeu­n dhe mbrojtësi i Flamurtari­t ishte në limitin e kartonit të kuq. Kuka vazhdoi lojën për një rast ku përgjegjës­i ka më shumë anësori.

41' Pas shërbimit të Ribajt në zonë, është Hoxhaj që devijon topin dhe Sukaj më pas shënon. Krijohet përshtypja se sulmuesi është më i avancuar dhe duhej anuluar goli për pozicion të parregullt, por pamjet filmike tregojnë se në momentin e devijimit të topit nga Hoxhaj, Sukaj është në një vijë me Pollozhani­n, lojtarin e fundit të Skënderbeu­t.

65' Pollozhani rrëzon Sukajn brenda zonës pas pengimit që i bën në këmbën e djathtë, por gjyqtari Kuka çuditërish­t akordon faull në dëm të Flamurtari­t dhe ndëshkon me karton të verdhë Sukajn për simulim. Pamjet filmike nxjerrin blof arbitrin kryesor, i cili duhej të kishte akorduar penallti për Flamurtari­n dhe të verdhë për Pollozhani­n.

83’ Haruni mban nga fanella brenda zonës Bregun, i cili humbet ekuilibrin dhe rrëzohet duke mos goditur topin. Në limitet e një penalltie, por Kuka nuk e sheh.

 ??  ?? Pollozhani vendos këmbën e majtë tek e djathta e Sukajt dhe shkakton faull brenda zonës.
Pollozhani vendos këmbën e majtë tek e djathta e Sukajt dhe shkakton faull brenda zonës.
 ??  ?? Momenti kur Hoxhaj devijon topin te Sukaj dhe ky i fundit është në vijë të drejtë me Pollozhani­n.
Momenti kur Hoxhaj devijon topin te Sukaj dhe ky i fundit është në vijë të drejtë me Pollozhani­n.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania