Panorama Sport (Albania)

Bregu: Këtu shkëlqej gjithnjë, ja pse nuk festova

"Uroj që Flamurtari të mbijetojë, jemi për vendet e nderit"

- ERMAL SIKA

Dejvi Bregu rigjen golin pas dy mua jsh. Duket se Vlora i ka sjellë fat, por gjithashtu edhe numri në fanellë. Rastësi apo jo, por sulmuesi ka shënuar pikërisht në minutën e 23-të. Gjatë një interviste të dhënë për "Panorama Sport", ai rrëfen ndjesitë e rikthimit në vendlindje, por analizon edhe atë që nuk shkon te Skënderbeu. I fajëson të gjithë për mungesën e agresivite­tit, se ekipi nuk po tregohet agresiv. Uron që Flamurtari të mos bjerë nga kategoria, ndërsa thotë se në janar do të largohet jashtë Shqipërisë.

Bregu, ishte i drejtë barazimi në këtë ndeshje?

Mendoj se në ndeshjen e sotme (djeshme) mund të merrnim tri pikë. Në këtë takim i patëm rastet, por edhe Flamurtari tregoi karakter dhe e kompliment­oj për këtë gjë.

Shënuat gol në minutën e 23-të, ashtu si edhe numri që mbani në fanellë. Ka një domethënie kjo, apo ishte rastësi?

Mendoj se ishte rastësi, nuk është se ka ndonjë domethënie.

Çfarë ndjesie keni kur luani në Vlorë?

Është një ndjesi e mirë të luash në qytetin tënd të lindjes. Fatmirësis­ht kam zhvilluar ndeshje shumë të mira në këtë stadium.

Kujt ia dedikoni golin?

Golin ia dedikoj nipit tim, Gjergjit.

Nuk festuat ama...

Më erdhi natyrshëm. Derisa luaja në Vlorë, m'u duk gjëja e duhur.

Ju vjen keq për gjendjen e Flamurtari­t?

Nuk jam unë ai i duhuri për të dhënë mendim për gjendjen e Flamurtari­t, por shpresoj të ngjitet akoma edhe më shumë në renditje.

Duket se Skënderbeu po harron të fitojë. Çfarë nuk shkon?

I krijojmë rastet, por nuk tregohemi agresivë, ta vrasim ndeshjen, pasi shumë ndeshje i kemi kontrollua­r. Por që na ka munguar finalizimi.

Kush e ka përgjegjës­inë për këtë?

Është faji i të gjithëve. Fitojmë të gjithë dhe humbasim të gjithë.

Mendoni se drejtuesit e Flamurtari­t gabuan që nuk ju mbajtën?

Kjo i mbetet të kaluarës. Nuk dua të komentoj për këtë pjesë.

Cila do të jetë e ardhmja juaj pas janarit?

Çdo lojtar kërkon të provojë një aventurë jashtë dhe unë jam në të njëjtën linjë me politikën e klubit tim. Besoj do më ndihmojë shumë të gjejmë zgjidhjen e duhur që të dyja palët të ngelen të

kënaqura.

Për çfarë luan Skënderbeu këtë sezon?

Për objektivat maksimale. I ka të gjitha mundësitë dhe potenciali­n.

Po Flamurtari do mbijetojë?

Unë mendoj dhe shpresoj që po. E them këtë pasi i uroj gjithmonë më të mirat Flamurtari­t.

 ??  ?? Bregu gjatë një dueli me Vatnikajn gjatë ndeshjes Flamurtari-Skënderbeu
Bregu gjatë një dueli me Vatnikajn gjatë ndeshjes Flamurtari-Skënderbeu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania