Panorama Sport (Albania)

Ribaj "shfryn" pas ndërrimit, i shkarkuari Sadedini në tribunë

-

- Pas nxehmjes, trajneri Ilir Daja përshëndet­et nga tifozët e Flamurtari­t, të cilët e thërrasin në emër. Edhe tekniku i korçarëve i kthehet përzemërsi­sht.

- Dritan Sadedini shfaqet në stadium. Trajneri i shkarkuar e ndoqi në tribunë i ulur ndeshjen. Sapo ulet, ish-trajneri ndez cigaren. Gjatë gjithë 90 minutave ka qëndruar i heshtur, duke ndjekur me qetësi ekipin.

- Në tribunën qendrore dje mungonte administra­tori Sinan Idrizi. Asnjë drejtues i Flamurtari­t i ulur në rreshtin e parë. Ishte vetëm presidenti Ardjan Takaj dhe drejtuesit e Skënderbeu­t. Stolat ishin bosh si kurrë ndonjëherë. Pas 20 minutash ulet në vendin bosh të Idrizit anëtari i bordit Robert Islamaj. - Ardian Takaj shfaqet në tribunë 20 minuta para nisjes së takimit. Pasi ngjitet në katin e dytë, qëndron tri minuta në këmbë dhe zbret përsëri bashkë me stafin e tij. Kthehet 7 minuta para se të fillonte ndeshja dhe zë vend në tribunë. - Daja nuk feston në momentin e golit të Skënderbeu­t, ndërsa ul kokën. - Rapo Taho ndoqi dje nga tribuna ndeshjen mes Flamurtari­t dhe Skënderbeu­t. Ai kishte ardhur për të parë edhe debutimin e trajnerit të komanduar Luan Birçe, të cilin e ka mik. Taho shoqërohej nga Medin Xhelili, ishkryetar i Këshillit të Qarkut në Vlorë, një tifoz i zjarrtë i Flamurtari­t.

- Semir Bajraktare­viç ishte dje sërish në tribunë. Nuk dihet se përse edhe këtë herë ai mbeti pa u grumbullua­r, në një kohë që nuk ka dëmtim, por stërvitet rregullish­t. Nga tribuna ndeshja është ndjekur edhe nga Deliaj dhe Gocaj që ishin të pezulluar prej kartonëve.

- Andi Ribaj u shfaq tejet i mërzitur pas zëvendësim­it. Duket se nuk u pajtua me vendimin e trajnerit Birçe, teksa u zëvendësua.

- Gentjan Mezani shfaqet në stadium. Në pjesën e dytë të ndeshjes, trajneri i Gjilanit, ish i Flamurtari­t, mbërriti në stadium ku ndoqi ndeshjen. Ai u takua me anëtarët e stafit vlonjat, por edhe me shumë tifozë. - Tifozët e Flamurtari­t rikthehen në stadium. Ndryshe nga ndeshja me Vllazninë, dje në stadium numërohesh­in rreth 2000 tifozë të cilët ndoqën takimin. Dje ra në sy një mbështetje e zjarrtë e vlonjatëve. - Sërish nuk ka polici private në stadium. Të vetmet uniforma që shihen në tribunën qendrore ishin bashkiakët, ndërsa tek-tuk dallohej ndonjë polic rendi. Në tribunat e tjera nuk ka prezencë të xhaketave blu. Pas ndeshjes, policia e rendit dhe ajo bashkiake zbritën në hollin e stadiumit. Gjatë 90 minutave nuk u shënua asnjë incident.

- Mjeku Lluka rikthehet në stadium pas shumë kohësh. Ai u pa të vinte në pjesën e dytë i shoqëruar nga shefi i financës së klubit. Nuk dihet nëse është në rikthim, apo thjesht ishte si tifoz.

- Luan Birçe do të ishte i kënaqur vetëm me fitoren dje. Pas ndeshjes, ka qëndruar afër pankinave edhe pse në errësirë, pasi u fikën projektorë­t. Trajneri për 10 minuta foli me drejtorin Ciruna dhe përgatitës­in atletik Rama. Teksa tymoste një cigare, dëgjohet t'u thotë bashkëpunë­torëve. "Sot duhet të fitonim".

- Ilir Daja pas ndeshjes është takuar përzemërsi­sht me stafin e Flamurtari­t, por edhe drejtues të klubit. Miqësisht ai u përqafua edhe me gazetarët dhe tifozët, duke treguar se gëzon respekt të plotë në Vlorë.

 ??  ?? Mezani në tribunë
Mezani në tribunë
 ??  ?? Sadedini bëhet për cigare duke ndjekur ish-ekipin
Sadedini bëhet për cigare duke ndjekur ish-ekipin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania