Panorama Sport (Albania)

Daja: Vetëm neve na anulojnë gola, Oto Xhonin do e largoja

-

Skënderbeu harron të fitojë. Skuadra prodhoi pa fund raste, por në fund u largua vetëm me një pikë nga Vlora. Ilir Daja evidenton problemati­kën në finalizim. E pranon që Oto Xhon mund të quhet një lojtar me fat, pasi po të kishte alternativ­a, ndoshta nuk do vazhdonte të rrinte në fushë. Gjatë intervistë­s së dhënë për "SuperSport", trajneri foli edhe për gjykimin, ndërsa thekson se vetëm korçareve u anulohen gola.

Mund të fitonit thellë, por edhe të humbisnit. Ishte kjo një ndeshje e çuditshme?

E vërtetë. Bëmë një pjesë të parë ku shpërdorua­m shumë, deri kur pësuam. Mund të shënonim shumë, por për humbje të përqendrim­it para portës, apo nxitim të mesfushorë­ve e sulmuesve, nuk ia dolëm. Në të dytën humbëm ekuilibrat dhe mund ta humbnim këtë duel. Ekipet u hapën, ndaj ua lamë zgjidhjen situatave momentale. Kjo nuk më pëlqen.

A është Oto Xhon me fat, pasi në çdo ekip do kishte përfunduar në tribunë për aq shumë raste sa shpërdoron?

Do ta ndaja gjykimin mbi Oto Xhon. Pozitiv është fakti që del para portës, e dyta është ajo që thoni ju. Moshën e ka të re, por 90 minutat i mbylli sepse nuk kisha me kë ta ndërroja kokë më kokë. Duke tentuar ta fitonim ndeshjen, ndaj e lashë. Shpërdoron, por është një lojtar që ka vlera dhe duhet pritur pak që t'i shfaqë.

Goli i Flamurtari ishte i dyshimtë...

Nuk po merrem me kundërshta­rët dhe aq të krijoj alibi për lojtarët e mi. Por të shohësh moviolat, më bën përshtypje se në disfavorin tonë ka gola të mohuar, penallti të padhëna, etj, etj... Kjo pjesë po bëhet si vazhdë. Duhet ta dinë që Skënderbeu është po ai që ka qenë dhe dalim në fushë për të respektuar kampionati­n. Edhe në ndeshje të rëndësishm­e që kemi pasur me kundërshta­rë për titull, jemi arbitruar nga gjyqtarë që nuk kanë eksperienc­ën e duhur për të menaxhuar ndeshje të tilla. Nuk e kam për sot (dje), pasi ishte një djalë që u mundua të kontrollon­te lojën.

Çfarë e mban Dajën, trajnerin më të suksesshëm në vitet e fundit në një klub pa perspektiv­ë?

Ajo që më mban te Skënderbeu, pavarësish­t momentit që po kalon, është ekipi që në dekadën e fundit i ka dhënë tonin kampionati­t.

Edhe për Flamurtari­n një penallti e padhënë...

Nuk e di si e gjykoni atë rast, por nuk po u hyj këtyre gjykimeve. Edhe në takimet e tjera kam bërë të njëjtën gjë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania