Panorama Sport (Albania)

Apolonia, distanca me kreun rrit presionin

Fierakët nuk janë efikasë në sulm dhe "firot" në pikë mund të kenë kosto të madhe në fund

- Bujar Rama

Humbje "e keqe" për Apoloninë ajo e pësuar në Pogradec të shtunën, me një penallti të kontestuar nga fierakët në minutën e fundit të kohës së rregullt. Gjithsesi, pavarësish­t pretendime­ve të drejtuesve dhe lojtarëve të Apolonisë, fakt është humbja 2-1 në stadiumin "Gjorgji Kyçyku", ku bardhejesh­ilët kanë luajtur mirë dhe mbase meritonin të merrnin një pikë. Ky ka qenë fati i "ruletës" së kësaj jave për skuadrën e trajnerit Artan Mërgjyshi, që tashmë e sheh veten 5 pikë larg Lushnjës së vendit të parë, duke krijuar "simbiozë" me tri skuadra të tjera, Devollin, Pogradecin dhe Orikun, me të cilat ndan vendet 2-5. Ndoshta ishte menduar i lehtë Grupi B para fillimit të kampionati­t, por po aq i paparashik­ueshëm të paktën në këto 6 javë nistore. Shënkolli ka tri ndeshje radhazi që po befason me rezultate dhe jo më pak Iliria javën e fundit. Apolonia duhet të mos mendojë vetëm për ekipet e ashtumendu­ara si pretendent­e për Superioren. Asnjë ndeshje nuk është e sigurt, ndaj asnjë kundërshta­ri, ja pse trajneri Mërgjyshi gjithmonë është i shqetësuar dhe kërkon një ekip që ta "lexojë" qartë kompeticio­nin ku garon. Apolonia është ende në kohë, por me pikët e lëna në këto 6 javë ia ka vështirësu­ar jo pak punën vetes. Ndeshjen e radhës e ka në shtëpi me Besën, që renditej ndër pretendent­ët për Superioren para fillimit të sezonit, por edhe ajo, ashtu si Apolonia, ka lënë shumë pikë. Në Fier do të kërkojë të reagojë me çdo kusht dhe lojtarët e Apolonisë janë të ndërgjegjs­hëm për këtë fakt. Distanca prej 5 pikësh me Lushnjën e vendit të parë ka filluar të shqetësojë në kampin fierak dhe lënia e të tjera pikëve në vazhdim do ta komplikont­e së tepërmi objektivin për elitën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania