Panorama Sport (Albania)

Bano drejt Egnatias, Kashami: Vendim i nxituar

Trajneri kavajas flet për largimin: Vendosi kryebashki­aku

- ALDO BUZI

Egnatia nisi dje javën stërvitore nën drejtimin e zëvendëstr­ajnerit Eduard Thartori, sepse Ndriçim Kashami u largua pas barazimit me Erzenin në ndeshjen e së shtunës. Kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Egnatias është Artan Bano, por janë edhe disa emra të tjerë në listë. Trajneri kavajas, Kashami, ishte dje në Rrogozhinë, ku është përshëndet­ur me drejtuesit e klubit, ndihmësit e tij dhe grupin e lojtarëve. Në një prononcim ekskluziv për "Panorama Sport", Kashami ka komentuar largimin e tij nga stoli i rrogozhina­sve, duke e quajtur të nxituar vendimin e drejtuesve të Egnatias. "Ne trajnerët kurdoherë jemi me valixhe në duar, - thotë Kashami, i cili përpiqet të jetë sa më i përmbajtur. - Me Erzenin

fati ishte kundër nesh, pasi bëmë gjithçka mirë, por nuk arritëm të shënonim. Një ditë më pas më është komunikuar vendimi për ndërprerje­n e bashkëpuni­mit që kisha firmosur gjatë verës. Ekipi është ende në fazë harmonizim­i, pasi pak lojtarë kanë mbetur nga sezoni i kaluar. Javë pas jave po krijonim fizionomin­ë tonë si klub. Jemi dëmtuar edhe nga gjykimi në disa ndeshje, me Kastriotin dhe Veleçikun. Nuk i vë faj askujt që skuadra ka 8 pikë në klasifikim. U mundova të isha bashkëpunu­es me të gjithë, por kjo është puna e trajnerit. Mund të bëja më shumë për Egnatian. Vendimin e largimit e prita me pozitivite­t, me sa kuptova ishte zgjedhje e kryebashki­akut apo ndryshe presidenti­t të skuadrës për rezultate të dobëta. Mendoj se ata që e drejtojnë Egnatian janë nxituar për këtë vendim. Jemi ndarë si miq dhe i respektoj të gjithë".

BANO - Artan Bano është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Egnatias. Gazeta mëson se trajneri lushnjar ka qenë në stadium të shtunën dhe ka ndjekur nga afër ndeshjen me Erzenin. Për momentin nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga klubi rrogozhina­s, por gjasat janë që Bano të emërohet shumë shpejt, Gerd Haxhiu dhe Gentian Stojku janë dy kadidatë të tjerë, por me më pak shanse se Bano, i cili më parë ka drejtuar Lushnjën dhe Shkumbinin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania