Panorama Sport (Albania)

Një afrikan i jep zemër Besëlidhje­s: S'ndalemi më

-

Besëlidhja fitoi të dielën ndaj Shkumbinit dhe u rikthye në vend të 2-të, sërish 1 pikë larg kreut. Lezhjanët zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, me lojë të shpejtë, raste të panumërta, 2 gola dhe 6 shtylla, çka e bënë atë 90-minutësh spektakola­r. Golin e avantazhit e shënoi mesfushori guineas, Isiaga Kamara, një gol mjaft i bukur, që u pasua nga ai i Hoxhës shumë shpejt. Në një prononcim për "Panorama Sport", Kamara thekson: "Fitorja ndaj Shkumbinit ishte e pritshme për ne, ishim përgatitur seriozisht, sepse nuk mund të gabojmë më në shtëpi nëse duam të realizojmë objektivin e ngjitjes në Superiore. Besëlidhja gjatë këtyre 6 javëve kampionat ka zhvilluar ndeshje mjaft të mira, por nuk na falet barazimi në shtëpi ndaj Egnatias, që mendoj se na ka hequr kreun. Gjithsesi, jemi në kohë për të rikuperuar pikët e humbura. Për mendimin tim, ndeshja ndaj Shkumbinit ishte nga më spektakola­ret, sepse i pati të gjitha brenda. Ishte një sfidë me emocione për tifozërinë dhe kjo është mjaft pozitive. Ajo ndeshje kishte brenda golat, lojën, shtyllat, penalltinë e humbur. Sa për golin që shënova, ishte detyra ime dhe tani besoj se më është "zgjidhur" këmba dhe do t'i kthehem golit edhe në takimet e tjera. Tani po mendojmë seriozisht për sfidën ndaj Burrelit jashtë fushe. Nuk duam të ndalemi në rrugën drejt kreut. Jam i bindur se nëse ne të gjithë do të punojmë fort, duke i vlerësuar që të gjitha ndeshjet, shumë shpejt e marrim ne vendin e parë, për të nisur më pas shkëputjen nga ndjekëset". PRENG GJIKOLA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania