Panorama Sport (Albania)

Besa, Mihani i bën të gjithë fajtorë

Për ish-mesfushori­n kavajas, nuk ishin gabime individual­e ato të disfatës në Peqin

- FERIZ FERIZAJ

Besa vazhdon ta vua jë ende atë humbje diskretitu­ese të pësuar të shtunën në Peqin ndaj Shënkollit, ku pas pjesës së parë kishte pësuar 3 gola. Diferencat në histori, fanellë dhe investime janë të mëdha, por Shënkolli u dha një leksion të mirë kavajasve. Presidenti Nexhat Bizhdili ishte i shokuar nga ajo humbje, trajneri Gugash Magani mori përsipër përgjegjës­itë, ndërsa ish-kapiteni Meglid Mihani, sot pjesë e stafit të Besës, i bën fajtorë të gjithë, pa bërë diferencim­e. "Ndodh që një ekip të humbë, madje edhe thellë, edhe kur një ndeshje mendohet si fitore e sigurt. Parvjet ishte Egnatia që na dha një "shuplakë" të rëndë brenda në Kavajë, ku na mundi 5-1. Këtë herë Shënkolli na ka kujtuar se futbolli është lojë, ku emrat dhe historia mbeten në arkiva, sepse në fushë fiton ai që luan më mirë. Humbja me Shënkollin vërtet ishte një turp, por përballë faktit të kryer s'kemi çfarë të bëjmë dhe të themi. Duhet të reagojmë në fushë menjëherë. Për mua, fajtorë në atë humbje ishim të gjithë, duke filluar nga stafi, siç deklaroi Magani, për të vazhduar me lojtarët e formacioni­t dhe ata që u futën në fushë si zëvendësue­s. Ishin gabime të të gjithë grupit dhe jo të individëve. Nuk e fsheh aspak se kisha llogaritur 3 pikë të sigurta, duke nisur nga diferencat që kemi krahasuar me Shënkollin, por edhe për faktin se ktheheshin tifozët. U turpëruam dhe indinjuam tifozët tanë, ndaj të cilëve nuk ka vlerë ndjesa. Ata duan rezultate e jo premtime. Nëse do të gabonin një apo dy futbollist­ë, do të ishte ndryshe. Fajtorë ndihemi të gjithë dhe të gjithë duhet të përgjigjem­i në ndeshjen me Apoloninë. Kundërshta­ri është i fortë dhe ka pretendime, ndaj duhet të jemi sa më të përqendrua­r për këtë sfidë", theksoi Mihani. Mbetet për t'u parë se sa do të jetë në gjendje skuadra e Maganit të reagojë në një ndeshje delikate si ajo me Apoloninë në Fier. Edhe kundërshta­ri vjen nga një humbje dhe për Besën vështirësi­a është e madhe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania