Panorama Sport (Albania)

Gol para familjes, Selahi: I pari i një serie të gjatë

"Presion nga tifozët, ju them pse festova si mysliman"

-

Lindon Selahi ishte një nga risitë e Edi Rejas në grumbullim­in e fundit për ndeshjet me Turqinë dhe Moldavinë. 20-vjeçari mori minuta në ndeshje zyrtare me Kombëtaren A dhe së fundmi ka qenë edhe një nga futbollist­ët e rëndësishë­m të ekipit Shpresa. Pas debutimit me kuqezinjtë, në fundjavën që lamë pas, ai gjeti edhe rrugën e rrjetës. E para për të në futbollin profesioni­st, duke kontribuua­r në fitoren e Tuentes në kampionati­n holandez. "Sigurisht që kishim pak presion nga tifozët. Ata duan gjithmonë që ne të fitojmë, por futbolli siç ka fitoret, ka edhe humbjet", ka nisur ai fjalën e tij për mediat holandeze pas golit të shënuar.

GOLI - Selahi ka shpjeguar edhe golin e tij të parë si profesioni­st. "Unë përpiqem të tregoj cilësitë e mia në çdo ndeshje dhe të jap gjithçka nga vetja. Është një ditë speciale për mua, pasi është goli im i parë në futbollin profesioni­st. E gjithë familja ime ishte në stadium dhe jam shumë i lumtur edhe për ta", ka treguar Selahi.

FESTIMI - Lojtari kuqezi ka treguar edhe festën e tij të parë për një gol: "Çdo gjë që ndodh në jetën time vjen prej Zotit. Unë jam mysliman dhe jam krenar për këtë. Zoti më ndihmoi të shënoja golin.

Uroj të jetë i pari i një serie të gjatë golash. Do bëj maksimumin në ndeshje dhe maksimumin të shënoj".

FITORJA - Tuente nuk po kalon sezonin më të mirë të mundshëm dhe këtë e shpreh edhe shqiptari. "Ndihem

shumë mirë që fituam pas një situate të vështirë. Kemi treguar se çfarë ekipi kemi dhe tani varet nga ne që të vazhdojmë kështu. Personalis­ht mundohem të zbatoj detyrat që më jep trajneri. Ne jemi stërvitur mjaft mirë gjatë javës dhe kjo u reflektua edhe në ndeshje", ka vijuar futbollist­i 20-vjeçar.

KONKURRENC­A - Selahi është prej atyre futbollist­ëve që kanë shfaqur grintë dhe cilësi në mesfushë e në ndeshjen e fundit, ai gjeti edhe rrugën e rrjetës. Mirëpo, për një 20-vjeçar konkurrenc­a është shumë e madhe. "Mësoj shumë nga shokët e ekipit, në çdo stërvitje. Është mirë që lojtarët e rinj të mësojnë prej atyre me eksperienc­ë. Unë mendoj se konkurrenc­a është vetëm e mirë". Ka deklaruar Lindon Selahi.

 ??  ??
 ??  ?? Veprimi i faljes që bën çdo besimtar mysliman, i aplikuar edhe nga Selahi pas golit me Tuenten
Veprimi i faljes që bën çdo besimtar mysliman, i aplikuar edhe nga Selahi pas golit me Tuenten

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania