Panorama Sport (Albania)

Marota kënaq Konten: Në janar ka blerje

Administra­tori i deleguar: Merkaton e ardhshme korrim mundësitë

- Përgatiti: LEDIO NASE

Asambleja e or takëve të Interit ka miratuar ditën e djeshme bilancin deri në 30 qershor 2019 me një humbje prej 48,4 milionë eurosh, në rritje krahasuar me 17,7 të bilancit 2018. Arkëtimet e konsolidua­ra, në krahun tjetër, kanë prekur kuotën rekord prej 417 milionësh (+20% krahasuar me 347 milionët e bilancit të kaluar). Shifrat konfirmojn­ë një trend në rritje për zikaltrit. “Suning” e mori klubin në 2016-ën me një xhiro prej 207 milionësh dhe e ka ngjitur në kuotën 377 milionë euro xhiro, në rritje të ndjeshme krahasuar me 297 milionët e bilancit 2017-’18, falë 52 milionëve të siguruar nga Champions-i. Ndër të tjera, në Kinë fansat zikaltër janë rreth 120 milionë, në rritje me 30% krahasuar me sezonin paraardhës. Stadiumi dhe Spaleti -

Janë në rritje edhe arkëtimet nga stadiumi, të gjeneruara nga një mesatare rekord prej 61.419 spektatorë­sh. Investimet për përforcimi­n e skuadrës përfaqësoh­en nga një rritje e pagave, nga 156 në 193 milionë, dhe e amortizime­ve, nga 88 në 96 milionë. Edhe për shkak të shtimit të shkarkimit të Luçiano Spaletit (26 milionë euro) rezultati neto është përkeqësua­r krahasuar me një vit më parë. Interi megjithatë bën të ditur se “ka plotësuar kërkesat e UEFA-s, duke dalë kështu nga regjimi i ‘settlement agreement’ të firmosur majin e 2015-ës dhe ka treguar stabilitet në performanc­ë”.

Merkato - Interi, ndërkohë, sipas trajnerit Antonio Konte, ka nevojë për përforcime në mënyrë që të evitojë rrezikun e përdorimit të tepërt

të lojtarëve në gatishmëri. Për të mbajtur ritmin e Juventusit, pra, nevojiten afrime në janar, edhe sepse lodhja shton rreziqet e dëmtimeve. Bie dakord me teknikun zikaltër edhe administra­tori i deleguar Xhuzepe Marota, i cili gjatë asamblesë së ortakëve

ka deklaruar: “Ashtu siç është e drejtë, trajneri nuk kënaqet kurrë dhe shqetësohe­t nëse skuadra është në vështirësi. Kjo, sepse një pjesë e lojtarëve nuk janë në formë apo të dëmtuar dhe kjo i krijon shumë probleme. E pranojmë këtë moment

emergjence, megjithatë jemi të vetëdijshë­m që mund të rritemi akoma. Shohim nga merkatoja e janarit me optimizëm të madh. Duhet të respektojm­ë ekuilibrat ekonomiko-financiare, por jemi gati të shfrytëzoj­më rastet”, përfundoi Marota.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania