Panorama Sport (Albania)

Handa-Shkrinjar stakanovis­tët e Kontes, trajneri i detyruar t'i shtrydhë lojtarët

Pas barazimit 2-2 me Parmën, u ngrit "alarmi" për pakicë në skuadër

-

Mesazhi i Antonio Kontes, pas barazimit 2-2 në "San Siro" kundër Parmës, ka qenë i qartë: "Mund t'u them shumë pak lojtarëve të mi, është ndeshja e tretë radhazi dhe po luajnë mirë apo keq gjithmonë të njëjtët. Është e vështirë të angazhohes­h në Ligën e Kampioneve dhe në kampionat me një skuadër të reduktuar në minimum. Në Bresha duhet të luaj me të njëjtit dhe do të jetë ndeshja e katërt. Duhet të bëjmë disa vlerësime së bashku me klubin dhe të kuptojmë ku mund të bëjmë më mirë. Jam disi i shqetësuar".

MESAZH I QARTË - Perfeksion­isti Konte nuk dëshiron t'i lërë asgjë rastësisë dhe ka zgjedhur gjithmonë rrugën e duhur të transparen­cës, duke vendosur në "pjacë" problemet që e ngadalësoj­në procesin e rritjes së skuadrës dhe vlerësimet që mund të ndihmojnë për t'i zgjidhur. Kishte ndodhur edhe në verë në

Singapor, kur ndërtimi i Interit të ri ishte bllokuar nga një merkato që nuk po shpërthent­e. Shfryrja pas sfidës me Parmën shkon në të njëjtin drejtim: për të pasur një Inter gati për të konkurruar me Juventusin në luftën për titull, nevojitet një sforco më shumë.

Klubi ka marrë mesazhin dhe ka nisur të lëvizë për të gjetur në merkaton e janarit elementin e duhur për të zhvendosur ekuilibrat: zgjedhja e parë është Arturo Vidal, plani B Nemanja Matiç. TË SHTRYDHUR - Ndër të tjera, Konte nuk e ekzagjeron kur shprehet se po luajnë gjithmonë të njëjtët. Handanoviç dhe Shkrinjar janë stakanovis­tët zikaltër: mes kampionati­t dhe Ligës së Kampioneve nuk kanë munguar asnjë minutë (1080). Brozoviç është në kuotën 1061 (por gjithmonë prezent në kampionat), Lukaku në 874, De Vraj në 834. Azamoah ka pushuar në dy ndeshjet e fundit pas 800 minutash në 9 sfida. Mbi 700 minutat janë edhe Lautaro (799) dhe Barela (755). Kandreva është në kuotën 698'. Nën 600 minuta janë vetëm Godin (581), Galjardini (530) dhe Bastoni (306), por ky i fundit ka luajtur të plota katër ndeshjet e fundit të kampionati­t.

PA PAUZA - Disa prej tyre do të luajnë 90 minuta edhe sot në Bresha. Në përfundim të këtij cikli, ku do të luhet edhe me Dortmundin në Champions, mund të shikohet se në çfarë pike do të jetë Interi në klasifikim kundrejt rivalëve të Juventusit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania