Panorama Sport (Albania)

Gazidhis: Milani në maja, jo për 10 apo 15 vite

-

"Jam i bindur se mund të arrijmë objektivin nëse punojmë të gjithë bashkë dhe nëpërmjet të gjitha sfidave do të sjellim krenarinë e Milanit në vend". Ivan Gazidis, i pranishëm në asamblenë e ortakëve të Milanit, ku edhe u konfirmua humbja në bilanc prej 145 milionë eurosh, foli edhe për të ardhmen e ekipit, duke parashtrua­r vizionin e "Elliott": "Është një vizion i qartë dhe i kujdesshëm që dëshiron ta kthejë Milanin në maja, jo në 10-15 vjet, siç është folur. Do ta bëjë në atë mënyrë që edhe tifozët të jenë krenarë. E di që duhet kohë, që do të jetë e vështirë, por pronësia do suksesin. Është sfidë e bukur, unike në futbollin botëror dhe që e shoh si një rast të jetës për ta kthyer në maja një emër si

Milani". MILANI MODERN - "Milani modern është ndërtuar nga Berluskoni dhe Galiani, - ka vijuar Gazidhis. - Kemi më shumë se 400 milionë fansa në botë dhe do ta ndërtojmë mbi këto shifra të ardhmen. Emri ynë është ende i respektuar në të gjithë botën". Kemi investuar 135 mln euro në merkato dhe kemi shtuar kapitalin me mbi 300 mln euro në sajë të humbjeve 200 mln euro. Kemi thërritur figura si Maldini dhe Boban. Sezonin e shkuar e mbyllëm në vend të pestë dhe duam më shumë. Jemi të zhgënjyer me këtë nisje. Pioli do të ketë mbështetje­n tonë". STRATEGJIA - "Vërtet që kemi investuar në lojtarë të rinj, sepse kështu është strategjia, - ka përfunduar administra­tori, por nuk do të thotë se nuk do të afrojmë edhe liderë, siç edhe ndodhi me Higuainin. Maldini dhe Boban po punojnë mirë. Nëse djegim para për lojtarë që janë drejt fundit të karrierës, jo vetëm përkeqësoj­më llogaritë, por edhe pjesën sportive. Jemi në një rrugë të vështirë. Por, 'Elliott' do të investojë. Imagjinoni, vetëm stadiumi kushton 1,2 miliardë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania