Panorama Sport (Albania)

Një tetor për notën 10, Dibala magjeps “Zonjën”

Sakrifikoh­et Higuain, projektohe­t titullar edhe me Xhenoan

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Etashmja e Paulo Dibalës është e një diamanti të vërtetë. Por, sepse "La Joya" po kalon momentin e tij më të mirë me fanellën e Juventusit që prej mbërritjes në Torino të Kristiano Ronaldos, atij që është në gjendje që të eklipsojë këdo dhe në çdo skuadër. E thonë numrat e një sezoni që ka marrë drejtimin e duhur. Argjentina­si në Leçe shënoi golin e katërt mes kampionati­t dhe Ligës së Kampioneve. Dy në Europë dhe dy në Serinë A, që i bashkëngji­ten edhe dy asiste (një për çdo kompeticio­n). Shifra aspak banale po të krahasojmë minutazhin e tij në katërkëndë­shin e blertë: Paulo është aktivizuar në total për 523 minuta dhe vetëm Kristiano Ronaldo ka shënuar më shumë nga bardhezinj­të (5 gola në total), por portugezi ka regjistrua­r gati dyfishin e minutave në fushë (900). Numri 10 i Mauricio Sarrit është futbollist­i i 11-të më i aktivizuar këtë sezon nga tekniku i ri. Edhe pse bashkatdhe­tari i tij Gonzalo Higuain ka qëndruar më shumë në fushë (760 minuta), ka shënuar një gol më pak se Dibala. Në praktikë, Paulo shënon ose merr pjesë në një aksion goli çdo 87 minuta, pra skuadrës i duhet më pak se një ndeshje për ta gjetur golin. Një tetor prej kampioni të vërtetë.

HIGUAIN, NË STOL

Kristiano Ronaldo dhe

Paulo Dibala pritet të udhëheqin sulmuesin e skuadrës së Mauricio Sarrit në ndeshjen e kampionati­t mbrëmjen e nesërme kundër Xhenoas. Sipas informacio­neve të televizion­it të "Sky Sport", do t'i takojë Gonzalo Higuainit për t'u sakrifikua­r në stolin e "Zonjës së Vjetër" këtë javë. Ndërkohë që e sigurt është mungesa e Miralem Pjaniçit, i cili pritet të zëvendësoh­et nga Bentankur në kabinën e regjisë. Ndërkohë që në mbrojtje, De Shiljo mund të rishohë fushën që nga minuta e parë në korsinë e djathtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania