Panorama Sport (Albania)

Bufon: Kielini te Juve peshon sa... Kristiano Ronaldo

Portieri: De Ligt ka renë e Fantocit mbi kokë, Interi rivali ynë numër 1 prej... Kontes

- Shqetëson barazimi me Leçen?

"Te Juventusi, Xhorxho Kielini ka praktikish­t të njëjtën peshë si Kristiano Ronaldo. Dëmtimi i tij ka një ndikim të rëndësishë­m". Xhanluixhi Bufon në një intervistë për emisionin "Tiku Taka" në "Canale 5", analizon situatën te kampionët e Italisë. Por portieri legjendar i "Zonjës së Vjetër" pranon se skuadra e re e Mauricio Sarrit tashmë ka nisur të marrë formë: "Po nis të duket diçka e ndryshme, një rrjet pasimesh shumë i ngjeshur dhe kërkim i madh i vertikaliz­imit që na dallon nga e shkuara, si nga skuadra e Alegrit, ashtu edhe nga ajo e Kontes. Mendoj se në harkun e dy muajve të tjerë do të duket Juventusi i vërtetë i Sarrit".

Pse po vuan Matajs De Ligt të gjejë formën e Ajaksit në Torino?

Dëmtimi i Kielinit përshpejto­i aktivizimi­n e tij, por kjo gjë mund të na ndihmojë gjatë sezonit. Gjatë kësaj periudhe duket sikur ka renë e Fantocit mbi kokë.

Mund edhe të ndalesh ndonjëherë dhe mendoj se është më bukur kështu. Skuadrat më të forta sapo nuk fitojnë, nisin polemikat, por ekzistojnë edhe kundërshta­rët nga ana tjetër dhe në futboll ka gjithnjë tri rezultate. Duhen pranuar barazimet edhe pa polemika. Bëmë një ndeshje shumë të bukur, por ishim të gjithë të vetëkënaqu­r.

Tifozët janë kuriozë të mësojnë se si lindi ideja e rikthimit tuaj në Torino?

Nga Parisi u largova sepse nuk mund të pranoja llojin e ofertës sportive dhe ekonomike që më bënë francezët. Kur në moshën 40-vjeçare të thërret një klub i tillë, është një krenari: doja të përjetoja një eksperienc­ë të ndryshme dhe të dilja nga zona ime e rehatisë. Rikthimin te Juve e vendosa një mbrëmje në Paris kur isha i vetëm dhe thashë: në moshën 41-vjeçare çfarë je duke bërë këtu në Paris i vetëm me familjen që është në Itali? Shtrëngova duart me PSG-në dhe kur Juve më bëri një ofertë, më dukej e drejtë dhe e pranova menjëherë.

A janë Interi dhe Napoli rivale për t'u pasur frikë për titullin?

Kam respekt të madh për Interin, mbi të gjitha këtë vit, sepse mendoj se është kundërshta­ri ynë numër 1. Ndoshta me Champions-in mund të humbasë pak nga forca, por duhet t'i mbajmë antenat ngritur, sepse e njoh mentalitet­in që injekton Konte dhe e di që është i aftë për të bërë mrekulli sportive. Napoli është në garë edhe sepse jemi në javën e nëntë, por një rast si ai ndaj SPAL-it, një skuadër si Napoli nuk duhet ta humbasë. Ishte shumë e rëndësishm­e për të fituar dhe ushtruar presion ndaj Juves dhe Interit. Por përveç Atalantës, skuadrat e tjera që luajtën në Champions barazuan.

Shumë është përfolur për rikthimin tuaj në kombëtare. Do ta shohim Bufonin sërish me fanellën e kaltër?

Besoj se në këtë moment prezenca ime hipotetike në kombëtare nuk ka kurrfarë kuptimi, sepse ekziston një projekt me të rinjtë, i cili po jep frytet e tij.

Pasi të varni dorezat, a e sheh Bufon veten në një post drejtuesi në klubin e Juves?

Jo, sepse në këtë koment jam në një gjendje psiko-fizike që më bën të ndihem akoma një futbollist i rëndësishë­m. Nuk e kam analizuar ende të ardhmen time. Kam edhe qetësinë e shpirtit për t'u psikoanali­zuar dhe të bëj vlerësimet e mia. Kur të kuptoj se nuk mund të luaj më siç dua, atëherë do të trokas në klub dhe do t'u them se përfundoi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania