Panorama Sport (Albania)

Valverde: Barça s’i zbulon sekretet, Ter Shtegen gaboi

"I zgjidhim problemet brenda shtëpisë, ja pse vrapojmë pak"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Trajnerit Ernesto Val verde nuk i ka pëlqyer aspak deklarata e portierit Ter Shtegen pas ndeshjes me Slavian e Pragës. Gjermani tha se ekipi ka shumë probleme dhe duhet t'i zgjidhë shumë shpejt, ndërsa numri një i stolit i bëri me dije se problemet dhe sekretet zgjidhen brenda familjes dhe jo jashtë saj. Përpara ndeshjes me Vajadolidi­n, sot ora 21:15, Valverde vlerësoi rivalët dhe tha se duhet një ndeshje perfekte për të marrë fitoren. Ai gjithashtu zbuloi arsyen pse skuadra e tij vrapon më pak sesa kundërshta­rët dhe tha se të dhënat e tjera e kënaqin më shumë sesa ajo e vrapit.

VAJADOLIDI- "Është në një ecuri shumë pozitive. Në ndeshjet e fundit nuk ka humbur dhe ka arritur të marrë pikë të rëndësishm­e në transfertë. Me Realin, Atletikon dhe Granadën morën rezultate të mira. Në vitin e kaluar vuajtëm shumë dhe ishte një ndeshje e vështirë. Është sfidë shumë interesant­e dhe e rëndësishm­e, pasi rikthehemi në kampionat pas një ndalese anormale".

PA "EL CLASICO"- "Ishte një fundjavë e çuditshme sepse vinim nga një ndalesë për asgjë. Duhet të merrnim 3 pikët e rëndësishm­e për të vazhduar me ecurinë tonë, por nuk luajtëm".

TER SHTEGEN- "Kur mbarojnë ndeshjet, secili ka idenë e tij. Kjo lidhet me diçka të veçantë që ka ndodhur në një moment të caktuar të ndeshjes. Minutat e fundit kundër Slavias së Pragës nuk ishin aspak të mira. Nuk e zgjidhëm dot ndeshjen dhe duhet të vuanim shumë. Ndeshjet mund t'i shohim në shumë mënyra, por nëse skuadra duhet të ndryshojë diçka, atëherë do ta bëjmë brenda skuadrës, jo jashtë saj".

GRIZMAN- "Nuk më intereson se çfarë bën në kohën e tij të lirë. Secili mund të bëjë çfarë të dojë brenda një limiti të caktuar. Faleminder­it që më thatë se ka ikur në Amerikë sepse nuk e dija".

UMTITI- "Duhet të presim stërvitjet për të kuptuar se çfarë do të bëjmë me të. Dje bëri një pjesë me skuadrën, por e shoh të vështirë që të jetë për këtë ndeshje".

ARTUR MELO- "Është një lojtar që ka të dhëna shumë të mira dhe mund të luajë në zona të mëdha të fushës. Ka pasimin e fundit, ka goditje, por ka aftësi edhe të mbrojë. Kërkojmë më shumë që pasimet e tij të jenë të rrezikshme për kundërshta­rin".

PAK VRAP- "Flitet shumë për këtë temë dhe unë dua vetëm që të dhënat të jenë pozitive. Në këtë rast nuk janë. Ne në tërësi kemi zotërimin e topit dhe kjo gjë i kushtëzon metrat që duhet të bëjnë lojtarët. Duke pasur topin, vrapojmë më pak sesa kundërshta­ri. Kemi të dhëna të tjera më interesant­e, të cilat për ne janë të rëndësishm­e. Duhet të vrapojmë më pak dhe të administro­jmë ndeshjen më mirë. Kjo është formula e duhur".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania