Panorama Sport (Albania)

Bilanci negativ, Barça duhet të arkëtojë 124 milionë euro

-

Që bilanci i Barcelonës të dalë pozitiv edhe në aspektin ekonomik, duhet që drejtuesit të bëjnë shitje 124 milionë euro në merkaton e ardhshme. Edhe pse koha për merkaton është larg, gjithçka ka nisur të lëvizë për sa u përket largimeve. Disa prej tyre mund të ndodhin që në merkaton e janarit dhe në zyrat e klubit ka një plan konkret për këtë. Rakitiç- Tani nuk është më sekret që Rakitiç nuk konsideroh­et më pjesë e projektit të Barcelonës. Me numrat në duar, ai është gati që të largohet në merkaton e janarit. Donte ta bënte këtë gjë që në verë, kur kuptoi se Valverde nuk mbështetej më tek ai. Tani e ka akoma më të qartë. Interi ka shfaqur interes për Rakitiçin, por edhe skuadra të tjera si Junajtid dhe Juventus nuk mbeten pas.

Vidal- Ka edhe emra të tjerë që kanë shumë opsione reale për t'u larguar nga klubi. Një prej tyre është Arturo Vidal. Edhe për kilianin ka shfaqur interes Interi i Antonio Kontes. Kontrata e tij përfundon në vitin 2021 dhe që Barcelona të nxjerrë para duhet ta shesë tani në janar ose maksimumi në verë. Vlera e tij në merkato është afro 20 milionë euro.

Malkom- Ekzistojnë dy operacione që kanë nisur që nga vera e kaluar. Një është transferim­i i Malkomit te Zeniti për 40 milionë euro. Por kjo shifër nuk shkon e gjitha në bilanc. Barcelona do të kishte vetëm 8.2 milionë euro fitim nga kjo lëvizje dhe duhet që të amortizojë humbjen 32.8 milionë euro. Afrimi i braziliani­t është bërë në bilancin e fundit.

Kutinjo- Lëvizja e dytë që ka nisur në verë është shumë e rëndësishm­e. Bëhet fjalë për braziliani­n Kutinjo. Bajerni ka një opsion për blerjen e tij për 120 milionë euro. E nisi sezonin mjaft mirë, por tani kanë nisur kritikat e para drejt tij. Nëse Bajerni do ta blinte kartonin, atëherë në bilancin e Barcelonës do të shkonin +40 milionë euro dhe do të ishte një shitje strategjik­e për klubin.

Umtiti- Problemet fizike që ka Umtiti shqetësojn­ë shumë dhe kjo do të thotë se ai mund të largohet në verë. Barcelona nuk kërkon të mbajë në skuadër një futbollist që nuk ofron garanci. Në listën e largimeve janë gjithashtu edhe Kukureja, Karlos Perez dhe Vague.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania