Panorama Sport (Albania)

Granada në krye, çfarë fshihet pas kësaj mrekullie

-

Ajo që po bën Granada në kampionati­n spanjoll mund të konsideroh­et pa dyshim një mrekulli e vërtetë. Pas 46 vitesh ka arritur të kryesojë në tabelën e renditjes së La Ligas, duke përfituar edhe nga fakti që Reali dhe Barcelona nuk e zhvilluan ndeshjen mes tyre në fundjavën që lamë pas. Diçka shumë e bukur për futbollin spanjoll. Është prishur rutina e përditshme e skuadrave të mëdha dhe tani në krye qëndron një skuadër që në merkaton e verës shpenzoi afro 10 milionë euro. Makis dhe Domingos Duarte ishin më të shtrenjtët, me 3 milionë euro secili. Skuadra që po mahnit Spanjën kushton vetëm 33.5 milionë euro, ndërsa rrogat e lojtarëve janë minimale. Por për të arritur deri këtu ka disa faktorë shumë të rëndësishë­m. Një prej tyre është trajneri Diego Martinez. 39-vjeçari ka ndërtuar një skuadër që funksionon vërtet mirë në fushën e lojës, por edhe jashtë saj është si një familje. Në futbollin modern, lojtarët të gjithë shohin punën e tyre, ndërsa në ekipin e Granadës ata kanë ruajtur vlerat e vjetra. E kanë shndërruar dhomën e zhveshjes në një familje të madhe, ku festojnë të gjithë dhe vuajnë të gjithë. Ata dalin me njëri-tjetrin, kalojnë shumë kohë bashkë dhe kanë krijuar unitet. Mbrojtja është një nga armët më të forta të kësaj skuadre. Në 6 ndeshje nuk kanë pësuar gol dhe bashkë me Alaveshin janë ekipi që në stadiumin e tyre janë "bunker". Por skuadra kryesuese e kampionati­t spanjoll nuk është nga ato që vetëm mbrohet. Gjithçka e ka arritur falë mirëfunksi­onimit dhe lojërave të shkëlqyera kundër të gjitha skuadrave të tjera.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania