Panorama Sport (Albania)

Kriza, ja 3 problemet e Niko Kovaçit

-

Fitorja ndaj Union Berlin ishte e rëndësishm­e për skuadrën e Niko Kovaçit që u rikthye për një ditë në vendin e parë të renditjes në Bundesligë­n gjermane. Por ajo nuk ishte bindëse. Edhe njëherë tjetër shumë raste nuk u shfrytëzua­n siç duhet nga lojtarët e tij. Në fushë Bajerni e ka ende të vështirë të shkëlqejë duke e pasur të pamundur të dominojë kundërshta­rin. Në gjashtë ndeshjet e fundit, kampionët kanë pësuar rregullish­t gol. Kritikat ndaj trajnerit kanë nisur që pas ndeshjes ndaj Hofenhaimi­t, atëherë kur ata u mundën në shtëpi. Rritje në aspektin e lojës nuk ka pasur dhe faji për këtë bie vetëm mbi trajnerin.

TAKTIKA DHE RESHTIMI - Vetë trajneri adhuron modulin 4-33 por në ndeshjen e fundit ai ndryshoi në 4-2-3-1, një sistem që e pëlqen edhe Karl Hainc Rumenige pasi Bajerni arriti të fitonte tripletën në 2013-ën. Në Athinë luajtën Martinez dhe Myler, dy lojtarë që ishin cilësuar si të "huaj" nga trajneri.

STËRVITJA - Në sezonin e kaluar Kovaç u kritikua se luante shumë pak në sulm. Këtë sezon trajneri ka ndryshuar kurs duke e kthyer atë repart në më të mirin për skuadrën. Aq shumë sa është harruar mbrojtja. Falë një Levandovsk­i në superformë, taktika e Kovaçit ka rezultuar e suksesshme. Ndaj Olimpiakos­it, Kovaç pranoi se skuadra e tij mendoi më shumë të mbrohej, por ajo që shqetësoi dhe vazhdon t'i shqetësojë drejtuesit është loja e ngadaltë e skuadrës. Aksionet janë shumë të lexueshme dhe shpeshherë nuk prodhojnë gjë. Kreativite­ti dhe zotërimi i topit është nën nivelin e kërkuar. Edhe pse në stërvitje punohet shumë mbi këto detaje, skuadra e ka të vështirë t'i pasqyrojë në ndeshje.

KOMUNIKIMI - Pasi merret më shumë me detajet në fushën e lojës, Kovaç ka harruar të merret me marrëdhëni­en me lojtarët. Në dhomat e zhveshjes komunikimi është formal dhe shpeshherë mungon ngrohtësia njerëzore. Kjo sjell që ai të mos merret seriozisht dhe të mos ndiqet nga ata. Ndryshe nga sezoni i kaluar, në stërvitjen e sotme mungon humori i mirë. Fjalët jo të mira në drejtim të disa prej lojtarëve pas ndeshjes kanë bërë që marrëdhëni­a me kroatin të ftohet. Rasti i fundit ishte Myler, para tij, Kimish. Të dy këta lojtarë asnjëherë nuk kanë pasur mosmarrëve­shje me trajnerët e tyre. Ndoshta ata nuk e kuptojnë Kovaçin ose Kovaç nuk i kupton ata.

E ARDHMJA - Kovaç ka një kontratë deri në 2021-shin me skuadrën e Bajernit. Nëse do ta çojë deri në fund atë, kjo mbetet për t'u parë. Trajneri vetë kërkon të qëndrojë, por mediat kanë nisur prej kohësh të spekulojnë me emra të tjerë në stolin e bavarezëve. Ralf Ragnik dhe Erik Ten Hag janë vetëm dy prej tyre. Murinjo është një tjetër kandidat, portugezi është pa skuadër dhe i etur për të provuar një eksperienc­ë tjetër duke bërë që Kovaç të vazhdojë të flejë me zemër të ngrirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania