Panorama Sport (Albania)

Guardiola tremb Sitin: Do të kthehem në Barcelonë

Katalanasi: Sapo e pashë Mesin mendova se do fitonim gjithçka"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Pep Guardiola nuk mendon se demor alizimi i Sauthempto­nit pas humbjes më të thellë në historinë e Premier Ligës, 9-0 ndaj Lestërit në kampionat, do t'i pengojë ata të jenë një kërcënim kundër Mançester Sitit të tij sot në raundin e 1/8-ave të Kupës së Ligës. Skuadra e Ralf Hazenhytël­it vjen me moralin në tokë pas disfatës që pësuan në shtëpi mbrëmjen e së premtes. "Nuk do të jetë e lehtë ta marrin veten, por ata janë profesioni­stë të pabesueshë­m. Trajneri do të jetë i trishtuar për një moment, për një natë, por pastaj do të shohë përpara. Unë nuk do t'i gjykoj ata nga ajo që ndodhi në ndeshjen e fundit. Lestëri është një skuadër e fortë. Të gjithë e dimë këtë. Por tani

ne do të luajmë në një tjetër kompeticio­n", tha tekniku katalanas përpara duelit.

SINJALE RIKTHIMI Gjatë një interviste për radion "Katalunja", Guardiola nuk e fsheh dëshirën për t'u rikthyer në Barcelonë. Kontrata e tij skadon në 2021-shin dhe ai mund të marrë një vit pushim përpara se të rikthehet në "Camp Nou": "Unë president i Barcelonës? Për të qenë i tillë duhet të kesh cilësi të përcaktuar­a. Unë nuk i kam. Tani për tani po përpiqem të jem një trajner

i mirë dhe duhet të them se nuk më ka shkuar keq këtë 10-vjeçar. Sigurisht që do të rikthehem në Barcelonë për të jetuar herët a vonë".

MESI - Pastaj ai i rikthehet raportit të tij special me lojtarin që e ndihmoi të bëhej trajneri që është sot dhe

anasjellta­s. "Më kishte thënë dikush në skuadër se ishte një lojtar shumë i mirë në ekip. Më thanë se është shumë i ri, por ka shënuar shumë gola dhe ishte tepër i talentuar. Nuk e njihja dhe një ditë e pashë me babanë në një dyqan të 'Nike'. Dukej trupvogël, ishte i ndrojtur dhe mendova: 'A është ky kaq i mirë sa thonë?' Ai e nisi fazën përgatitor­e në Skoci. Fituam 6-1 e 5-0 dhe ai shënonte tre gola për ndeshje për skuadrën. Aty mendova se me të ne do të fitonim gjithçka. E kam shijuar ndërtimin e asaj skuadre. Ishin si një familje. I dhamë shumë njëri-tjetrit. Por vjen një moment në jetë, për shkak të procesit natyral të kohës, që gjithçka përfundon".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania