Panorama Sport (Albania)

Huqi: Duam kualifikim­in, jemi më të fortë se Vashashi

"Do shikojmë një tjetër ekip, duam mbështetje­n e tifozëve"

- ARTIN LLESHAJ \

Partizani në volejboll për femra është në prag të një prej ndeshjeve më të rëndësishm­e të historisë së klubit. Kampionet e Shqipërisë janë përballë një misioni të vështirë, por jo të pamundur në Ligën e Kampioneve, ku do të kërkojnë përmbysjen e madhe ndaj hungarezev­e të Vashashit. Ndonëse janë mundur 3-0 në ndeshjen e parë në transfertë, të kuqet besojnë te kualifikim­i. Gjithashtu, më shumë besim në këtë sfidë paraqet edhe presidenti Rogert Huqi, i cili mendon se Vashashi nuk është më i fortë se Partizani, ndërsa u bën apel edhe tifozëve që t'i japin një dorë ekipit në ndeshjen e kthimit. Në një intervistë për "RTSH Sport", Huqi fillimisht komenton sfidën e javës së kaluar në Hungari: "Ishte një ndeshje e vështirë për ne, kjo

për shumë arsye, sepse dy vajzat turke, të cilat ishin në Turqi për marrjen e vizës, në 3 të natës kanë udhëtuar drejt Hungarisë. Ndoshta lodhja e tyre, si dhe forma jo e mirë e Hudeçovës ndikoi në këtë ndeshje. Por besoj se çdo gjë do të normalizoh­et dhe do të jetë tjetër Partizan në këtë ndeshje". Më pas

Huqi tregon atmosferën në kampin e kuq, e gjithashtu ka dhe një apel për tifozët: "Atmosfera brenda grupit është shumë e lartë. Besoj se i kemi të gjitha shanset për t'u kualifikua­r. Por që ky kualifikim të bëhet i mundur, na duhet ndihma e tifozëve. Presim shumë tifozë që të na mbështesin për të arritur kualifikim­in. Shanset i kemi, çdo gjë është e arritshme". Në fund, Huqi flet për kundërshta­rin dhe është bindur se Partizani është një skuadër më me shumë kualitet se Vashashi, gjë e bën të shpresojë shumë te kualifikim­i: "Duke parë ndeshjen e parë besojmë se është një skuadër e mirë, por jo e pakalueshm­e. Besojmë se do ta kalojmë, sepse Partizani ka elementë më të mirë se Vashashi. Kjo gjë u pa në ndeshjen e parë, pavarësish­t se ne ishim jashtë forme. Ndikoi dhe atmosfera e tifozëve të Vashashit. Por besoj se jemi kualitet më i mirë se Vashashi. Kemi shanse për të

kaluar dhe për të arritur kualifikim­in", deklaroi sponsori i kampioneve të Shqipërisë. Kujtojmë se Partizanit në ndeshjen e kthimit që do të luhet i duhet një fitore 3-0 ose 3-1 për ta dërguar ndeshjen në golden set, ndërsa mikeve u mjaftojnë vetëm dy sete për t'u kualifikua­r në fazën e grupeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania