Kukësi, dy rroga peng për për titullin titullin kampion kampion
Lojtarët pranojnë t'u mbahen muajt prill-maj nëse s’fitojnë
Te Kukësi ka një pe nalitet nëse skuadra nuk fiton titullin kampion këtë sezon. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se drejtuesit e klubit kanë bërë pak ditë më parë një mbledhje me ekipin për të sheshuar disa gjëra sa i përket anës financiare dhe objektivave. Më saktë, lojtarët kanë kërkuar së pari të sqarohen për masat e marra nga presidenti Safet Gjici. Ky i fundit, duke parë ecurinë e dobët në fazën e parë, kishte vendosur në formë gjobe mosdhënien e pagës së muajit shtator për skuadrën dhe stafin teknik. Nisur nga kjo, lojtarët pasi u konsultuan mes tyre, por gjithashtu diskutuan me drejtorin Nderim Nexhipi dhe trajnerin Shpëtim Duro, kërkuan një
takim me krerët e klubit për t’u sqaruar përfundimisht sa i përket gjobës. Mësohet se futbollistët nuk e kanë pranuar këtë penalitet, duke qenë se është vetëm fillimi i sezonit dhe kanë kërkuar që drejtuesit ta rishikojnë vendimin. Gjici është menduar mirë për këtë kërkesë dhe ka bërë prapakthehu, por me kushtin që të marrë garanci nga ekipi për shpalljen kampion, në të kundërt do të ketë një penalitet fiks nga klubi që do të prekte kontratat e gjithsecilit. Por, edhe për këtë lojtarët e kishin mirëmenduar kërkesën, duke qenë në unison. “Na jepni rrogën e shtatorit dhe nëse nuk shpallemi kampionë, atëherë na mbani në fund pagat e muajit prill dhe maj”, ishte kërkesa e lojtarëve drejtuar presidentit Gjici. Burime në klub i treguan gazetës se ky propozim i ekipit u mirëprit nga drejtuesit, por këta të fundit, për ta bërë gjithçka zyrtare, u kërkuan lojtarëve që të firmosnin secili. Në këto kushte, futbollistët nënshkruan këtë pakt, duke e bërë zyrtar. Te Kukësi tashmë e kanë të qartë se nëse nuk marrin titullin këtë sezon, atëherë duhet të harrojnë dy paga nga 10 në total që marrin.
Me këtë metodë, sa u përket penalizimeve ka punuar ndër vite edhe klubi i Skënderbeut, që u mbante lojtarëve deri në 30% të kontratës në rast se ekipi nuk shpallej kampion. Një model që ka funksionuar, duke i mbajtur lojtarët të karikuar deri në fund të sezonit për objektivat.