NOTAT E INTERIT
HANDANOVIÇ 7 - Gjendet i gatshëm kur e thërrasin në detyrë, largon rrezikun nga zona e tij dhe bën të pamundurën tek aksioni i 2-1.
GODIN 6 - Jo gjithmonë perfekt në kohët e daljeve. Në momentin e tensionit nuk kuron stilin, duke u limituar në spastrime.
DE VRAJ 6,5 - I rikthen stabilitetin repartit dhe prania e tij ndihet. Imponohet me elegancë te rastet e Balotelit me shokë.
SHKRINJAR 6 - I përpiktë në duelet me kundërshtarët, prek një numër të pafund topash dhe zhvillon një provë precize në mbrojtje.
KANDREVA 6,5 - Në të djathtë garanton sprint dhe pasime për shokët. Mbërrin vazhdimisht në zonën rivale, edhe pse i mungon lëvizja e duhur.
GALJARDINI 6 - I dobishëm dhe i rrezikshëm te topat e lartë, konfirmon paraqitjet pozitive të periudhës së fundit, pavarësisht rënies në pjesën e dytë.
BROZOVIÇ 6,5 - Shlyen ndeshjen e shëmtuar kundër Parmës dhe merr në kontroll lojën e zikaltërve, siç i ka mësuar tifozët.
BARELA 6 - Inkursionet e tij janë një armë e shtuar. Shton presingun dhe rikuperon vazhdimisht topa. Prova e zakonshme cilësore.
AZAMOAH 5 - Gjen hapësirë në të majtë në vend të Biragit, por luan në hije. Rrezikon shpesh dhe humbet pozicionin (Nga 81' Biragi - pa notë). LAUTARO 7 - I mungoi goli me Parmën, por e shlyen menjëherë. E djathta potente nga jashtë zone gjen devijimin e Çistanës që e ndihmon. Punon me inteligjencë. Lojtari i momentit (Nga 86' Espozito - pa notë). LUKAKU 7 - Alternon tërheqjen në gjysmëfushën e tij me punën në zonën e Breshas. Ende jashtë formës optimale, nxjerr nga cilindri magjinë që i dhuron Interit golin e dytë. Trajneri Antonio KONTE 6,5 - Aktivizon sërish nga pjesa e parë De Vrajn dhe Azamoahn. Lautaro dhe Lukaku i dhurojnë një fitore të vuajtur dhe të rëndësishme, që vlen vendin e parë së paku për një natë.