Panorama Sport (Albania)

Partizani i beson Lerdës, Mehmeti: Mehmeti: E E vërteta vërteta e e sherrit sherrit

Dritani: E dua klubin më shumë se Franko, por ishte një debat spontan

- JORGIS MEMO

Dritan Mehmeti nuk është më pjesë e stafit teknik të Partizanit. Debati mes tij dhe trajnerit Franko Lerda në përfundim të ndeshjes PartizaniK­ukësi ka detyruar drejtuesit e kuq që të spostojnë Mehmetin, duke e emëruar në krye të Partizanit B në Kategorinë e Dytë. I kontaktuar dje nga "Panorama Sport", ishzv.trajneri i kuq pranoi të tregonte atë që sipas tij është e vërteta e përplasjes me italianin.

Dritan, nuk jeni më zv.trajner i Partizanit. Çfarë ndodhi mes jush dhe Lerdës...?

Është folur shumë këto ditë, madje edhe sikur paskam ndërhyrë dhe i kam thënë Lerdës "fut këtë apo atë lojtar". Kjo është absolutish­t e pavërtetë. Unë di ta bëj edhe rolin e zv.trajnerit, ashtu edhe të trajnerit të parë. Nuk kam asnjë arsye pse të krijoj konflikte.

OK, por nuk jeni më pjesë e ekipit të parë pas asaj që ndodhi...

Po dhe po ju sqaroj të vërtetën. Pas një bisede që kam bërë sot (dje) me presidenti­n, kam pranuar me kënaqësi ofertën e zotit Demi që të jem trajner i Partizanit B. Jam sërish brenda familjes dhe e falënderoj presidenti­n për këtë propozim që më bëri. Nga ky moment kam një objektiv që duhet ta nxjerr Partizanin B në Kategorinë e Parë. Jam shumë i kënaqur që vazhdoj të jem pjesë e klubit. Unë shpresoj dhe uroj që ekipi i parë i Partizanit të shpallet kampion në fund.

Të mbetemi te përplasja në ndeshjen me Kukësin. Pse debatuat me Lerdën?

Ka qenë vetëm një debat spontan. Unë si zv.trajner nuk i kam ndërhyrë kurrë Lerdës. E kam respektuar si trajner të parë. Unë di t'i ndaj gjërat,

sepse kam qenë edhe trajneri i parë, edhe ndihmës. I di mirë rregullat dhe nuk ka shanse që të përplasem dhe t'i imponoj aktivizimi­n e lojtarëve. Thjesht e respektoj dhe i uroj Lerdës që të na e nxjerrë sërish Partizanin kampion. Është trajner i një klubi që nuk pretendon vetëm titullin, por edhe të shkojë larg në Kupat e Europës.

Nuk po e tregoni thelbin e konfliktit me italianin. Cila ka qenë arsyeja e vërtetë?

Shikoni, kam parë edhe lajme sikur jam zënë me grushte, por nuk është aspak e vërtetë. E mohoj kategoriki­sht këtë, sepse nuk kemi pasur

asnjë përplasje fizike. Nuk kam qejf të merrem me këtë, por e vërteta është se personalis­ht nuk kam pasur debat direkt me trajnerin e parë. As i kam dhënë udhëzime gjatë ndeshjes. Sa herë që Lerda më ka kërkuar mendim, ia kam shprehur. Kur nuk më ka kërkuar, natyrisht kam parë punën time për atë pjesë që më takon të bëj. S'ka qenë fare një arsye për të futur dikë në fushë dhe që unë të kem insistuar. E respektoj trajnerin dhe do vazhdoj ta bëj një gjë të tillë. Shpresoj që Lerda të bëjë mirë, sepse e dua më shumë se ai Partizanin.

Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që ka situata të tilla me Lerdën te Partizani. Në verë e pësoi edhe ish-përgatitës­i atletik, Sakone, me të cilin tani do të ribashkohe­ni te Partizani B...

E përsëris, ai mes meje dhe Lerdës ka qenë një moment spontan. Di të them se nuk ka pasur fare lidhje me mua si person. E sigurt është që nuk ka qenë për probleme konfliktua­le në skuadër, jo fut atë apo fut këtë lojtar. Sa herë më ka kërkuar mendim, kemi diskutuar dhe e kam dëgjuar gjithmonë. Uroj që të na rrisë cilësinë e Partizanit.

 ??  ??
 ??  ?? Lerda dhe Mehmeti gjatë një ndeshjeje
Lerda dhe Mehmeti gjatë një ndeshjeje

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania