Panorama Sport (Albania)

Ronaldo nderon Juven: Në ankth prej Interit

34-vjeçari: Jam i lumtur për golin, nuk duhej ta lejonim kreun të na shpëtonte

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Kristiano Ronaldo vendosi me një penallti të saktë suksesin kundër Xhenoas, edhe pse e ardhur në minutën e 94-t, por sulmuesi portugez gjithsesi shpreh të gjithë lumturinë e tij për fitoren kundër Xhenoas. “Jam shumë i lumtur për një fitore të tillë, duke qenë se përballë kishim një kundërshta­r shumë të organizuar, i cili na stopoi për 94 minuta, nënvizoi 34-vjeçari për “Sky Sport” pas ndeshjes. – Edhe pse të gjithë mund të prisnin një fitore më të lehtë nga ana jonë, vështirë se do të ndodhë shpesh kështu, duke qenë se ndaj nesh të gjithë duan që të bëjnë ndeshjen e tyre më të mirë. Por edhe ne nga ana tjetër e provuam në çdo mënyrë që të gjenim golin e fitores. E goditëm shpesh portën e Xhenoas, por portieri i tyre ishte gjithmonë aty që të na ndalonte gjuajtjet tona, ndonëse në disa raste mund të ishim treguar edhe ne paksa më të duruar, më të qetë. Tjetër gol për mua? Jam i lumtur, aq më shumë kur ai vlen në fund tri pikët. E vërteta është se në pjesën e dytë, me kalimin e minutave nisëm të ndiejmë edhe pak ankth, pasi donim që ta fitonim me çdo kusht këtë ndeshje, duke ditur edhe faktin se Interi na kishte parakaluar në renditje një ditë më parë. Fakti që donim të rikthehesh­im në krye na detyronte që ta fitonim në çdo mënyrë të mundshme këtë sfidë me Xhenoan dhe jam i lumtur që ia arritëm në fund, edhe pse me një penallti. Është gjithashtu e vërtetë se në fund kishte vetëm një skuadër në fushë që e meritonte fitoren dhe ajo ishim ne, Juventusi. Në çdo ndeshje po krijojmë një mori me raste për gol, por ndërkohë duhet të nisim të punojmë që të jemi më të saktë dhe të realizojmë sa më shumë gola, pasi kështu do ia lehtësojmë shumë gjërat vetes. Gjithsesi, tani duhet thjesht të shijojmë

këtë sukses, sepse të fitosh në fund, shijon edhe më shumë. Por në të njëjtën kohë duhet të rikarikojm­ë bateritë, për takimin e radhës”, tha Ronaldo.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania