Panorama Sport (Albania)

Spektakël me 10 gola, Liverpuli trondit Arsenalin

Kryevepra e Rashford shtang Çelsin, "djajtë" në çerekfinal­e

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Një gol, pastaj një tjetër e kështu me radhë. Me këtë rend derisa u shënuan 10 në 90 minuta. Liverpul-Arsenal ishte një ndeshje e 1/8-ave të Kupës së Ligës, motrës më të vogël të kupave angleze dhe në fushë zbritën dy skuadra me shumë të rinj dhe zgjedhje të dyta, por në "Anfield Road" u hapën fishekzjar­rët pak muaj përpara finales. Rezultati përfundimt­ar 5-5. Në fund festuan "reds"-at, që falë goditjes së penalltive (vendimtare ajo e transformu­ar nga i riu Kërtis Xhons) i kualifikoi në çerekfinal­e. Por të gjithë do të mbajnë mend rezultatin e pazakontë 5-5. Në avantazh kaloi Liverpuli pas 6 minutash falë një autogoli të Mustafit, por "topçinjtë" reaguan si skuadër e madhe: goli i Torreiras dhe dopieta e Martinelit përmbysën gjithçka. Por në pushim do të shkohej edhe me golin e Milnerit me penallti. Lodhje në pjesën e dytë pasi e para u luajt me 100 km/h? As në ëndërr. Meitlend-Najls gjeti golin e katërt, por Liverpuli rihap sërish llogaritë me perlën e Çembërlein­it nga distanca. Origi barazon rezultatin në 4-4. Fund i çmendur i ndeshjes: 4-5 vjen nga i riu Uillok dhe atëherë kur Arsenali mendohej se do të kthehej fitimtar në Londër, sërish Origi, heroi i gjysmëfina­les së Champions-it kundër Barcelonës, në minutën e 94-t e dërgon ndeshjen te penalltitë, atje ku "reds"-at do të shënojnë të gjithë, ndërkohë që për londinezët gabon Sebajos. Feston Liverpuli dhe hidhërohet Arsenali, por në fund feston edhe spektakli. Sepse Liverpul-Arsenal kanë ditur gjithnjë të prodhojnë rezultate të çmendura. Në 2009-ën kishin barazuar 4-4 gjithnjë në "Anfield", ndërsa në 2016-ën, skuadra e Klopit festonte në "Emirates" me shifrat 4-3 në javën e parë. Mes këtyre ekipeve spektakli është gjithnjë i garantuar. RASHFORD HESHT LONDRËN - Markus Rashford shënoi ndoshta golin e tij më të bukur të karrierës, i cili e dërgoi Mançester Junajtid në çerekfinal­et e Kupës pas triumfit 1-2 në "Stamford Bridge" në kryendeshj­en tjetër të 1/8-ave. Sulmuesi i Junajtid zhbllokoi fillimisht rezultatin me një penallti në pjesën e parë (kishte dyshime për penalltinë e fituar nga Xhejms ndaj Noruiçit të dielën, por jo për mbrëmë në minutën e 25-të ku faulli i Alonsos ishte i pastër), përpara se Batshuaji t'i përgjigjej në të dytën pas një aksioni spektakola­r individual. Blutë e Londrës u përmirësua­n ndjeshëm në

pjesën e dytë dhe pas 61 minutave ekuilibrua­n falë edhe një gabimi të Meguajërit. Goditja me kokë e mbrojtësit më të shtrenjtë në histori i lejoi Batshuajit të kishte hapësirën e nevojshme përpara dhe të mposhte Romeron me një goditje nga jashtë zone. Pastaj momenti vendimtar i ndeshjes. Junajid fiton një goditje dënimi nga një largësi afro 27 metra. Rashford kishte të tjera ide dhe jo një krosim. Ai ngre topin mbi barrikadë dhe topi përfundon në trekëndësh­in e Kabazheros­ë plotësisht të pashpresë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania