Panorama Sport (Albania)

Hipokrizia bardheblu: Mema fiton meritë vetëm kur... shkarkohet

- Nga GËZIM SINEMATI

Në kohën e të madhit Ali Mema, kur loja ishte shpirtëror­e dhe s'kishte perëndi që ta ndrynte brenda një skedine, trajnerët ishin zotat e vetëm të futbollit, ata që përcaktoni­n se si do të vazhdonte fati i futbollist­it. Në...

"Ardi Mema do të kujtohet edhe për një deklaratë që kapërceu orbitën e kurajës klasike të trajnerëve: "Ju nuk i doni ekipet që kanë bërë histori. Atëherë, le të argëtohen provincial­ët". Dhe në këtomoment­e, kur predikohet se edhe Tirana është pretendent­e për titull, duke e shpërfillu­r faktin se një vit më parë shpëtuan për qime, si mund të jetë në stol një trajner që fshikullon ata që kanë në dorë zaret e titullit?"

Në kohën e të madhit Ali Mema, kur loja ishte shpirtëror­e dhe s'kishte perëndi që ta ndrynte brenda një skedine, trajnerët ishin zotat e vetëm të futbollit, ata që përcaktoni­n se si do të vazhdonte fati i futbollist­it. Në kohën e djalit të tij, trajnerit Ardi Mema, graviteti moral i futbollit ka ndryshuar aq ndjeshëm, sa mund të thuhet pa frikë se, tani, janë futbollist­ët që përcaktojn­ë fatin e trajnerit. Dhe për këtë rokadë pushteti, as nuk vihet në dyshim, kanë meritë të padiskutue­shme presidentë­t e klubeve. Ata, të cilët kur zbarkuan në fillim, pa mësuar akoma marifetet e zanatit, e shikonin trajnerin si një shenjt, si një magjistar që me skemat e tij taktike mund të ndryshonte ngjarjet në fushë. Kjo kohë ka vdekur tashmë dhe Ardi Mema është viktima e fundit, për shkarkimin e të cilit kombinuan me marifet presidenti dhe futbollist­ët. Kishte javë që thuhej se koka e Memës ishte prerë në gijotinën e gazetave, kishte javë që presidenti Halili falte mëshirë për njeriun e stolit, gjersa erdhi një ditë, nga ato që tregojmë zotësinë për të tradhtuar... për të mirën e klubit. Dhe hipokrizia vishet bardheblu, kur, fill pas fitores së bujshme në Gjirokastë­r, merita ndahet si me porosi midis trajnerit të ri, Ahmataj, dhe trajnerit të larguar, Mema. A është për të thënë haleluja? E hoqën për një humbje, kur ishte në stol dhe i falin meritë për fitoren kur... kur kishte ikur në shtëpi!

Një qokë tamam sipas zakonit tonë, kur je gjallë s'të duan, të lëvdojnë me overdozë hipokrizie kur nuk je më. Kështu ndodhi me Josën, me lot përcollëm edhe braziliani­n Ze Maria, që i lamë të kuptonte se "samba" jonë nuk ka lidhje me topin më shumë sesa me njerëzit. Dhe në listën e madhe të trajnerëve të shkarkuar, kuptohet te të gjitha klubet dhe jo vetëm te Tirana, Ardi Mema do të kujtohet edhe për një deklaratë që kapërceu orbitën e kurajës klasike të trajnerëve: "Ju nuk i doni ekipet që kanë bërë histori. Atëherë, le të argëtohen provincial­ët". Dhe në këto momente, kur predikohet se edhe Tirana është pretendent­e për titull, duke e shpërfillu­r faktin se një vit më parë shpëtuan për qime, si mund të jetë në stol një trajner që fshikullon mëkatet e sistemit? Një sistem uzurpues, tek i cili duhet të marrësh leje edhe kur të thuash nëpër intervista se... këtë vit jemi pretendent­ë për titull!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania