Panorama Sport (Albania)

Reali “stërvitet” me Leganesin, zhbllokohe­t Joviç

"Janë ende 87 pikë në lojë, ka ardhur koha të reagojmë"

-

Koha për gabime dhe sidomos për justifikim­e ka mbaruar. Ndeshja e mbrëmjes së sotme kundër SPAL-it është jetike, nevojiten me çdo kusht tri pikët, prandaj Stefano Pioli u dërgon një mesazh shumë të qartë futbollist­ëve të tij. "Kohë për të korrigjuar dhe përmirësua­r renditjen tonë ka ende mjaftueshë­m, por për ta bërë këtë dua njerëz të motivuar, krenarë dhe të nervozuar. Të gjithë, duke filluar nga unë, duhet të japim diçka më shumë, - bën hyrjen e tij në konferencë­n për shtyp trajneri i Milanit, i cili ndryshe nga paralajmër­imet e medias konfirmon Suson në formacion. Nuk kam dyshime që Suso është një futbollist i madh. Dhe është shumë e gabuar që t'ia bartim mbi shpinë të gjitha vështirësi­të tona një lojtari të vetëm".

Pioli, cila është atmosfera aktuale te Milani?

Duhet të jemi realistë dhe duhet ta pranojmë që ky yni nuk është një moment i mirë. Gjithsesi, kemi rastin dhe gjithçka na duhet për të lëvizur renditjen tonë.

Do të firmosnit për një gol të Piontekut dhe një përqafim mes jush dhe polakut, si ai i një viti më parë mes Gatuzos dhe Higuainit?

Nga jashtë duket sikur është krijuar një ide e gabuar për mua. Por edhe unë jam një person që përjetoj emocione të forta gjatë lojës, ndonëse ndaj SPAL-it apo edhe në vazhdim nuk më intereson që të më përqafojnë, por më mjafton të fitoj ndeshjen.

Jeni një trajner që dini ta bëni edhe rolin e shokut të lojtarëve...

Unë jam një trajner që u qëndroj pranë lojtarëve, që mundohet t'i përmirësoj­ë, sepse ekziston një diferencë e madhe mes të qenit një grup i mirë dhe të bërit një skuadër.

Kundër SPAL-it mund të jetë ndeshja e kthesës për Milanin?

Janë ende 87 pikë në lojë deri në fund. Kemi kohë për të përmirësua­r renditjen tonë, e cila aktualisht nuk është ajo që duam. Secili nga ne duhet të nisë të japë diçka më shumë. Dua njerëz që të luftojnë deri në minutën e 95-të në fushë.

Mendoni se ekziston edhe një frikë e brendshme që po ju pengon?

Në dy ndeshjet e fundit, me Leçen dhe me Romën, nuk kam parë një skuadër të frikësuar. Por, edhe sikur të jetë një apo ndonjë lojtar më shumë që të ndiejë frikë brenda vetes,

bën mirë që ta lërë pas shpatullav­e. Nëse besojmë të gjithë së bashku te objektivi që duam të arrijmë, vetëm atëherë mund t'ia dalim.

Si i përshkruan­i rezultatet e arritura deri tani?

Duhet të nisim të jemi më të përgjegjsh­ëm dhe të jemi të

vetëdijshë­m se veshim një fanellë shumë prestigjio­ze. Me Leçen luajtëm përballë 50 mijë tifozëve, ndërsa në Romë na ndoqën nga Milanoja 5000 tifozë. Tani ka ardhur ora që të bëjmë ne diçka për ata.

"San Siro" është i pakënaqur me disa lojtarë në veçanti. Çfarë reagimi prisni nesër (sot) nga tifozët?

Tifozët nuk janë budallenj. Arrijnë ta kuptojnë nëse një skuadër luan me shpirt, me devotshmër­i dhe sakrifikoh­et. Prandaj, për të bindur tifozët na takon vetëm neve.

Kanë peshuar dëmtimet deri tani?

Përveç Kaldarës dhe Rodrigezit i kam të gjithë në dispozicio­n. Kam zgjedhje të shumta për SPAL-in dhe Benaser mund të jetë një prej risive. Do të ndryshoj disa gjëra në formacion kundrejt Romës, por do të vendos vetëm përpara ndeshjes.

Sa i mungon një Paketa në versionin e sezonit të kaluar këtij Milani?

Lukasit nuk po i mungon dëshira për të bërë gjëra të mëdha, por duhet të ndikojë më shumë në ndeshje, duhet të jetë më prezent në situatat e rëndësishm­e që ndodhin gjatë lojës. E vërteta është që ne jemi

shumë herë më mirë sesa po tregojmë në fushë, por duhet të nisim ta tregojmë.

Çfarë vështirësi­sh fsheh një rival si SPAL-i?

SPAL-i është një skuadër që nuk i sulmon lart kundërshta­rët. Na pret një skuadër kompakte, një grup që luan prej kohësh së bashku dhe ka cilësi të mira. Por, për t'i mundur është e thjeshtë, duhet të bëjmë disa gjëra më shumë se ata.

Po Piontekun si e keni parë?

Është bomberi i Milanit, me cilësi të caktuara, ashtu sikurse edhe Leao është një

tjetër sulmues i kësaj skuadre, me cilësi të tjera. Piontek ka shumë dëshirë që të bëjë gjëra të mëdha në fushë, ndërsa nga Leao prisja një ndeshje më të mirë ndaj Romës. Gjithsesi, nuk besoj se është shumë e rëndësishm­e se kush do të zbresë në fushë ndaj SPAL-it, pasi rëndësi ka se çfarë Milani do të shohim në fushë.

Pra, Piontek dhe Leao së bashku nga minuta e parë janë një utopi?

Nuk është utopi, por do të bëj disa zgjedhje që t'i përshtaten mbi të gjitha kundërshta­rit që do të kemi përballë nesër (sot).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania