Panorama Sport (Albania)

KupaKupa si si Halloween, raportet raportet për për trukime e e detyruan detyruan FSHF FSHF të të futej në në dhomat dhomat e e zhveshjes zhveshjes

Reagon zyra për shtyp, Andi Verçani: Plotësohet kriteri për mediat dhe transmetim­in

-

Riikthehet allarmii ii ndeshjeve të dyshuara dyshuara prej prej raporteve të Sportradar.. Sportradar.. Në Në takiimiin e kthiimiit të të turiit turiit të të parë parë të Kupës,, Kupës,, dellegatët dellegatët e federatës llexuan para ekiipeve ekiipeve shkresën se rreziikoni­in të përfundoni­in përfundoni­in në në prokurorii

Stadiumi i ri kombëtar nuk i ka përfunduar punimet. Po, sepse deri në momentin e fundit, si në çdo objekt të ri të stërmadh në qytet, ka vend për rregullime, ashtu si edhe në çdo objekt tjetër që bëhet gati të mirëpresë deri në 22000 persona. "Panorama Sport" siguron ekskluzivi­sht vendimin e UEFA-s referuar ndeshjes Shqipëri-Francë, me anë të burimeve zyrtare në FSHF. Drejtori i zyrës së marrëdhëni­eve me publikun, Andi Verçani, tregon për "Panorama Sport" nëse do të luhet apo jo kjo ndeshje në këtë impiant, kushtet e kërkuara nga UEFA dhe në fund ka edhe një thirrje shumë të rëndësishm­e për të gjithë: "FSHF dëshiron të informojë opinionin publik se në një vepër publike madhore, siç është stadiumi i ri kombëtar, ka pasur dhe ka probleme të vogla të cilat ndeshen në çdo investim madhor, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Ne ju sigurojmë se të gjithë zërat që kanë dalë se ka probleme në lidhje me sistemin e transmetim­it dhe akomodimin e gazetarëve, janë totalisht të pavërtetë. Çuditemi nga fakti se nga kanë dalë këto informacio­ne. Stadiumi është i kategorisë së katërt, pasi i mungon vetëm kriteri i kapaciteti­t për të pasur kategorinë maksimale (të pestë). Ka të gjitha vendet për komentator­ët, të gjitha vendet në Kategorinë A për një ndeshje si Shqipëri-Francë. Ka 105 vende në vendin më të mirë në stadium për komentator­ët dhe gazetarët sportivë. UEFA, në manualin e stadiumit, kërkon 75 pozicione të tilla (me tavolinë), ndërsa impianti e ka tejkaluar këtë shifër. Sigurisht që kjo gjë dhe gjithçka tjetër do të raportohet ditë pas dite te UEFA, derisa të verifikohe­t edhe linja e internetit e gjithçka tjetër. Stadiumi e ka marrë miratimin që aty të luhet ndeshja Shqipëri-Francë. Miq gazetarë dhe sportdashë­s, ju mirëpresim në stadiumin e ri kombëtar për ndeshjen kualifikue­se kundër Francës", ka deklaruar Verçani në emër të institucio­nit të futbollit në vend.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania