Panorama Sport (Albania)

Dueli Foreman-Klei, Ahmet Golemi: Më morën në hetuesi dhe thanë je fans i Muhamed Ali

Arrati drej Dajtit ose Durrësit për ta parë ndeshjen fshehurazi

- Nga UVIL ZAJMI

Në një rrëfim të rrallë për "Panorama Sport", pub licisti Ahmet Golemi i rikthehet atij takimi zhvilluar më 30 tetor të 1974-ës. Por jo vetëm në aspektin sportiv, emocionet, rrethanat, udhëtimet e heshtura e pa zhurmë, qëndrimi para ekranit nga mesnata e deri në agim të atij fundtetori të zymtë për të parë KleiForema­n. Por, edhe për procesin gjyqësor, kur e dënuan dhe në hetuesi e akuzonin si admirues të Kleit deri te torta që ai bleu për Aliun. Miqësia me Ismail Kadarenë dhe pasionin e kolosit të letërsisë për boksin si dhe simpatia e tij për Klein. Interesimi i madh i shqiptarëv­e për atë përballje, deri edhe në vilën e Hoxhës në plazh, në burgje, kampe internimi, kudo dhe fshehurazi është ndjekur sfida më e bujshme e boksit gjysmë shekulli më parë.

"Duel në xhungël", duke e konsideruu­ar si më e madhja e shekullit të kaluar në boks! I programuar me 15 raunde, ai ishte i pari takim i organizuar nga manjati Don King. Për titullin kampion bote në peshën e rëndë dilnin në skenë kampioni në fuqi George Foreman "Big George", 25 vjeç nga Hjuston Teksas 40-0 (37 Ko) dhe ish-kampioni Kasius Klei, i njohur si Muhamed Ali "The Greatest", 32 vjeç nga Ouisville Kentucky 44-2 (32 KO). Ajo u zhvillua në Zaire, më 30 tetor 1974, në prani të 60 000 spektatorë­ve. U boksua në një ring të improvizua­r në "Stade Tata Raphael", nga dëshira e presidenti­t asokohe Mobutu Sese Seko, që garantoi organizimi­n, për t'i dhënë famë atij dhe vendit të tij. Takimi filloi në 04:20 të mëngjesit me orën e Kinshasës dhe atë europiane, për t'u transmetua­r në mbrëmjen e 29 tetorit në Amerikë. Një botë e tërë me një shifër rekord ndjekësish, sportistë, opinionist­ë, gazetarë, artistë, aktorë, politikanë, kanë qenë në pritje dhe ankth për ta parë përballjen e gjigantëve të ringut. Po në Shqipëri?

DERI NË AGIM EDHE NË VILËN E HOXHËS, ME KLEI-FOREMAN

Është periudha kur vendi po kalon situata të tensionuar­a, pasi kishte ndëshkime në art e kulturë, ekonomi, ushtri dhe mbizotëron­te një atmosferë heshtjeje. Kishte ankth dhe njerëz të kufizuar nga frika. Pas 1973-shit kanalet italiane të "RAI"-t, janë mbyllur (vetëm lajmet e orës 20:00), pasi "kanoçet" ende nuk janë shpikur. Nisur nga simpatia e madhe e shqiptarëv­e për

Klein, kudo diskutohej për atë duel. Mbrëmja e së martës së 29 tetorit ka qenë kohë e keqe me shi, e në fshehtësi, njerëz me grupe, pa zhurmë e pa rënë në sy, për të shmangur çdo dyshim dritareve u janë vendosur edhe batanije, pasi lagjja dhe Sigurimi ishin vigjilentë. Orë pa fund pritjeje, deri në të gdhirë, me sytë hapur nga ekrani bardhezi i televizorë­ve "Butrinti", "Dajti", "Iliria" të UETsë, "Phonola" apo "Grundig", për të ndjekur takimin direkt nga "RAI". Ndonëse figura televizive nuk ishte e pastër në Tiranë, ashtu është parë. Të tjerë kanë kanë marrë rrugën drejt Krujës, apo në Dajt, pasi lartësia ofronte shikim të sigurt. Por, Durrësi ishte qyteti që garantone sinjalin italian, por edhe atë jugosllav të "JRT"-së. Në Sukth, në fermën e njohur të asaj kohe e kanë mbushur atë natë qytetarë nga Durrësi, por edhe nga Tirana. Mbi 100 persona duke ndjekur Klei Foreman. Midis alternativ­ave dhe mundësive, sfida e shekullit është ndjkur e parë deri në vilën e pushimit të Enver Hoxhës, në rezidencën e tij në Plepa të Durrësit, periudhë kjo kur ai ndodhej në Tiranë. "Ishim një grup miqsh e shokësh, të njohur, atje e kemi parë Klei-Foreman në një televizor 'Phonola'. Kishim përgatitur edhe një parullë 'Forca Klei', tregon njëri prej tyre. Bashkë me ne ishte edhe vetë djali i Hoxhës, Iliri". Deri edhe në Itali: "Po udhëtonim për në Luksemburg, për takimin ndaj Sparta Berntrazh. Atë natë kemi qëndruar trazit në Romë dhe Klei-Foreman e kemi parë në hotel", kujton një ndër basketboll­istët e njohur të Partizanit. E kundërta me shtypin shqiptar, asnjë informacio­n apo koment. Pastaj orët e para të së mërkurës së 30 tetorit pa zbardhur ende, dita e një mëngjesi krejt ndryshe kryeqyteta­s. Njerëz të përgjumur, komente të zjarrta në baret e sapohapura, qendra pune, shkolla e deri në burgje, apo kampe internimi nuk ka munguar informacio­ni.

 ??  ??
 ??  ?? Kasius Klei dhe stafi i tij
Kasius Klei dhe stafi i tij
 ??  ?? Momenti kur Muhamed Ali rrëzon George Foreman
Momenti kur Muhamed Ali rrëzon George Foreman

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania