Panorama Sport (Albania)

Vllaznia-Bylis, polemika për ditën e ndeshjes

“Duam të luajmë në Shkodër sfidën ndaj Bylisit, presim vetëm përgjigjen e Federatës”

- ADMIR URUÇI

Mbetet e papërcaktu­ar axhenda për VllazniaBy­lis. Edhe pse ishte programuar për t'u luajtur të shtunën në orën 14:00, nuk dihet ende se në cilin stadium do të luhet. Shkodranët kanë kërkuar shtyrjen e saj, pasi nuk duan që të largohen nga "Loro Boriçi". Dhe nëse zhvillohet disa ditë më vonë, atëherë fusha (kujtojmë që në këtë impiant...

Vllaznia nuk heq dorë nga Engin Firat. Edhe pse turku u prezantua si trajner i kombëtares së Moldavisë, ai do ta vijojë bashkëpuni­min me klubin. Është vetë Suad Lici që qartëson pozicionin e ish-drejtorit sportiv në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”. Administra­tori ngre në “qiell” punën e bërë prej ish-zyrtarit të klubit dhe nuk e quan aspak të bujshëm këtë transferim. Ai kujton që me CVnë që disponon turku, mund të merrte çdo lloj skuadre. “Engin Firat do të vazhdojë që të jetë pjesë e Vllaznisë. Unë nuk do ta quaja aspak habi dhe aq më pak të bujshëm transferim­in e tij në stolin e një kombëtarej­e, siç është ajo e Moldavisë. Firat ka qenë trajner i Fenerbahçe­s dhe ka dhënë mjaft kontribute të mëdha, ndaj unë nuk çuditem. Unë di të them që Firat do të jetë sërish pjesë e projekteve të klubit të futbollit Vllaznia”, u shpreh Lici. Të njëjtin plan duket se ka edhe turku, të paktën këtë mësohet t’u ketë thënë drejtuesve shkodranë. Marrëveshj­a që ai ka bërë me moldavët është e qartë. Fillimisht do ta drejtojë ekipin për dy ndeshjet e mbetura të eliminator­eve dhe më pas do të ulet me përfaqësue­sit e federatës për të folur për kontratën dhe vazhdimësi­në.

STADIUMI - Çështja e drejtorit sportiv nuk është prioritet në Shkodër, të paktën jo tani. Drejtuesit e klubit Vllaznia e kanë mendjen te ndeshja e javës së 11të dhe mbi të gjitha stadiumi ku do të presin Bylisin. Kuqeblutë duan që të luajnë në “Loro Boriçi”, ndaj po negociojnë me FSHF-në që të shtyhet ky duel. Është vetë Suad Lici që sqaron gjithçka për këtë histori. “Përmes kryetares së bashkisë, kemi bërë kërkesë në FSHF që ta luajmë ndeshjen me Bylisin në stadiumin tonë. Bashkangji­tur letrës, kemi dërguar edhe foto që pasqyrojnë gjendjen e fushës. Duam që të luajmë në shtëpi dhe në ‘Loro Boriçi’. Ndaj, edhe kemi parashtrua­r faktet e nevojshme në federatë, që tapeti është i gatshëm për ta përballuar këtë takim. Nëse përgjigjja e organeve kompetente do të jetë pozitive, atëherë presin shtyrjen e kësaj përballjej­e në një datë tjetër. Gjithsesi, jemi në pritje të një vendimi përfundimt­ar nga federata”, ka përfunduar administra­tori, duke konfirmuar edhe kërkesën për shtyrjen

e kësaj sfide. Nëse do t’u refuzohet, atëherë ata kanë bërë edhe një kërkesë alternativ­e, që do të thotë se kjo ndeshje të zhvillohet në fushën sportive “Reshit Rusi”. Nëse edhe kjo pistë bie (pasi ky impiant nuk plotëson parametrat e licencimit), opsionet e mbetura janë

stadiumet e Pukës, Lezhës apo Laçit.

STËRVITJA - Vllaznia vijon përgatitje­t për Bylisin. Mungesat mbeten ende një shqetësim. Zyrtarisht nuk luajnë prej pezullimit Gurishta dhe Ramadani, ndërsa pezull mbeten të dëmtuarit Hygor dhe

Gligorov. Mirsad Jonuz shpreson që ata të rikuperohe­n një orë me më parë, pasi me të fushë do të ishte më i qetë. Braziliani dje është paraqitur në stërvitje, duke zhvilluar një seancë të lehtë, ndërsa maqedonasi u shfaq vetëm nga fundi i përgatitje­ve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania