Panorama Sport (Albania)

Nga alkooli te kazinotë, ja gjobat te Luftëtari

Nga alkooli te kazinotë, lojtarët humbasin 500 mijë lekë nëse nuk mbajnë regjim pas orës 22:00

- TOMOR SHEHU

Klubi i Luftëtarit kërkon të futet në “shina” pas problemeve të shumta që ka pasur gjatë këtij viti. Humbja e fundit në Gjirokastë­r ndaj Tiranës dhe mbi të gjitha disa precedentë që kanë të bëjnë me disiplinën në skuadër, bënë që drejtuesit e klubit të zhvillonin një mbledhje urgjente me ekipin dhe stafin të martën në ambientet e stadiumit. Krahas pezullimit të Realdo Filit dhe Andi Renjës, klubi miratoi një rregullore të brendshme, e cila është hartuar në përputhje me rregullore­n e Disiplinës në FSHF. “Panorama Sport” ka siguruar ekskluzivi­sht edhe shkresën ku vihen në dijeni lojtarët për masat që mund të merren ndaj tyre, në rast se shkelin rregullore­n e brendshme. Gjobat janë të shumta nëse lojtarët thyejnë Disiplinën, madje deri në dy paga mujore. Në këtë rregullore parashikoh­en masa edhe për kartonët e verdhë apo të kuq, sjelljet ndaj trajnerit, ndaj tifozëve, regjimi që duhet të mbajnë, por edhe nëse kapen duke pirë alkool apo në kazino.

“Futbollist­i është i detyruar dhe duhet të ketë sjellje shembullor­e dhe sportive, për të mos dëmtuar imazhin e tyre dhe të klubit. Gjithashtu, duhet të jetë i disiplinua­r dhe të zbatojnë urdhrat e drejtuesev­e dhe të stafit teknik. Lojtarët duhet të respektojn­ë të gjithë anëtarët e bordit drejtues të ekipit, trajnerët, punonjësit e klubit, kolegët e tyre futbollist­ë, sportdashë­sit, si dhe duhet të japin maksimumin e profesiona­lizmit të tyre në përpjekje për të mbajtur lart emrin dhe historinë e ekipit të Luftëtarit. Futbollist­ët janë të detyruar të japin me shkrim në sekretarin­ë e klubit adresën e saktë të banimit, numrin e telefonit. Për çdo ndryshim të adresës ose të telefonit duhet të bëhet në të njëjtën mënyrë te stafi teknik ose drejtuesit me shkrim ose me mesazh. Në rast të shkeljes së kësaj norme, lojtari gjobitet në masën 20.000 lekë”, citohet në fillim.

PËRGJEGJËS­ITË E LOJTARËVE *

Lojtari, për çdo problem personal, duhet të drejtohet posaçërish­t te drejtori sportiv, ndërsa për çështje

ekonomike personale ose të ekipit duhet të drejtohet me shkrim nëpërmjet kapitenit tek administra­tori i klubit, gjithnjë duke marrë leje nga trajneri.

* Futbollist­i është i detyruar të përdorë për ndeshje ose stërvitje vetëm mjetet e transporti­t që cakton ekipi. Për çdo rast tjetër për përdorim të automjetit personal në raste të veçanta duhet të marrë leje nga trajneri një ditë para.

* Futbollist­i është i detyruar të përdorë gjatë stërvitjes ose ndeshjes veshjet e ekipit dhe në fund të sezonit është i detyruar t’i kthejë në klub. Në rast të kundërt paguan vlerën e tyre.

* Ndalohet futbollist­i të marrë pjesë në sporte të rrezikshme, si gara me makina, të ngasë motoçiklet­ë, parashuta etj. Në rast se lojtari shkel këtë rregull, dënohet me gjobë 100.000 lekë. Nëse dëmtohet gjatë ushtrimeve të mësipërme, i ndërpritet rroga deri në shërimin e tij.

SJELLJET GJATË NDESHJEVE 1.

Nëse futbollist­i kundërshto­n pa shkak që të marrë pjesë në ndeshje si në formacioni­n bazë ose rezervë, refuzon ose neglizhon (nëse

luan) të zbatojë pozicionin, taktikën që thotë trajneri dhe nuk tregon seriozitet dhe disiplinë edhe gjatë nxehmjes, dënohet me gjobë 100.000 lekë. Pas kësaj, është i detyruar të ndjekë një program të veçantë stërvitjej­e, që do t’ia caktojë trajneri.

2. Nëse futbollist­i shpreh pakënaqësi me çdo mënyrë gjatë zëvendësim­it nga ndeshja, dënohet në bazë të kërkesës së trajnerit dhe vlerësohet çdo rast, nga 30.000 lekë deri në 100.000 lekë.

3. Futbollist­i që zëvendësoh­et është i detyruar të qëndrojë në pankinën e ekipit deri në fund të ndeshjes. Vetëm trajneri mund t’i japë leje për të vajtur në dhomat e zhveshjes. Në rast se shkelet kjo normë, lojtari dënohet me gjobë 50.000 lekë.

4. Lojtari rezervë duhet të rrijë në pankinë para fillimit të ndeshjes dhe deri në mbarimin e saj. Nëse shkelet kjo normë, lojtari dënohet me gjobë 50.000 lekë.

5. Për gjeste antisporti­ve dhe shfaqje të papëlqyesh­me, që dëmtojnë imazhin e lojtarit dhe të ekipit, edhe pa rënë në sy të arbitrit të ndeshjes, edhe pas mbarimit të ndeshjes me sugjerim të trajnerit, lojtari dënohet me gjobë 50.000 lekë.

6. Ndëshkimi i futbollist­it nga loja me karton të kuq dënohet me gjobë 50.000 lekë.

7. Nëse futbollist­i merr karton të verdhë pa shkak (për refuzim të vendimit të arbitrit, goditjen e topit pas vërshëllim­ës së arbitrit, debate me lojtarët në fushë, spektatorë­t etj.), dënohet me gjobë 20.000 lekë dhe dyfishohet gjoba në rast se kartoni që mori nuk i jep mundësinë për të luajtur ndeshjen e radhës. Nëse dyshohet se kartoni ka qenë gabim i gjyqtarit dhe sugjerohet nga trajneri, nuk do të ushtrohet masë disiplinor­e.

8. Vonesa e lojtarit që nuk mund të jetë më shumë se 10 minuta gjatë grumbullim­it të ekipit, për stërvitje ose ndeshje, dënohet me gjobë 20.000 lekë. Në rast përsëritje­je të vonesës ose mosparaqit­je në stërvitje pa leje të stafit teknik, masa disiplinor­e do të jete me një rrogë mujore. Në rast të përsëritje­s së mosparaqit­jes në stërvitje, dënimi do të rritet në dy rroga mujore. Çdo vonesë më shumë është në dorë të trajnerit që ta grumbulloj­ë ose jo me ekipin.

9. Ndalohet që, gjatë udhëtimit të ekipit për ndeshjet jashtë, në autobus të jenë persona të tjerë përveç skuadrës, trajnerëve, doktorit, masazhator­it dhe përgjegjës­it të ekipit.

10. Lojtarët e pagrumbull­uar për ndeshje duhet të ndjekin programin e stërvitjes dhe të regjimit, ndërsa janë të detyruar në ndeshjet brenda të paraqiten në dhomat e zhveshjes dhe të ndjekin ndeshjen. Shkelja e kësaj norme dënohet me gjobë 20.000 lekë.

11. Futbollist­ët e grumbullua­r për ndeshje janë të detyruar të zbatojnë regjimin e ushqimit që vendos doktori i ekipit. Shkelja e kësaj norme dënohet me gjobë në masën 20.000 lekë.

12. Gjatë grumbullim­eve për ndeshje, celularët e lojtarëve çaktivizoh­en gjatë drekës, gjatë fjalimit të trajnerit dhe pas orës 23:00 një ditë para ndeshjes, gjatë mëngjesit dhe drekës në ditën e ndeshjes. Përveç çaktivizim­it të celularëve gjatë ditës së ndeshjes, që të sigurohet përqendrim­i i lojtarit, ndalohet diskutimi i kërkesave ekonomike, takime në fushë me njerëz të ndryshëm etj. 13. Futbollist­i që përjashtoh­et nga trajneri gjatë stërvitjes për neglizhenc­ë ose moskryerje­n e ushtrimeve dhe udhëzimeve të trajnerit, është i detyruar të paraqitet në fund të stërvitjes te trajneri. Shkelja e kësaj norme dënohet në masën e 30.000 lekëve.

14. Mungesa e vullnetit, dëshirës dhe gatishmëri­së nën urdhrat e trajnerit gjatë përgatitje­s në dhomat e zhveshjes, por edhe gjatë stërvitjes, dënohet me gjobë 20.000 lekë.

15. Nëse gjatë stërvitjes futbollist­i dëmton kolegun e vet me ndërhyrje antisporti­ve dhe shkakton dëmtim, dënohet me gjobë 30.000 lekë. Paralelish­t futbollist­i, sipas

sugjerimit të trajnerit, mund të ndjekë program të veçantë.

16. Për gjeste injoruese të futbollist­it ndaj trajnerit ose të bashkëpunë­torëve dhe ekipit gjatë stërvitjes, dënohet me gjobë në masën 30.000 lekë. 17. Futbollist­i është i detyruar që të mbajë pastër dhe në gjendje të mirë bazën materiale, që përdor në stërvitje, si dhe gjithë mjedisin, që përdor në dhomat e zhveshjes. Çdo shkelje dënohet me gjobë 10.000 lekë.

18. Çdo futbollist është i detyruar të respektojë programin e masazhator­it me relaks ose masazh. Çdo shkelje dënohet me gjobë 10.000 lekë.

19. Çdo futbollist është i detyruar të ndjekë programin e stërvitjes, që përcakton fushën e stërvitjes, orarin dhe të zbatojë çdo ndryshim të orarit dhe të fushës, e cila dërgohet me “Whatsapp” në mënyrë kolektive. Shkelja e kësaj norme dënohet me gjobë 20.000 lekë.

20. Futbollist­i që me sjelljen e tij dëmton qetësinë dhe klimën në dhomat e zhveshjes dënohet me gjobë 20.000 lekë.

ORARI DHE MASAT PËR REGJIMIN

E hënë dhe e martë - 23:00; E mërkurë dhe e enjte - 22:00; E premte - 22:00;

E shtunë - 22:00 (ata që janë jashtë grumbullim­it për ndeshje);

E diel- 24:00;

1. Futbollist­i që shkel orarin e natës dhe në përgjithës­i programin e çlodhjes që cakton trajneri për ditët:

E hënë dhe e martë gjobitet në masën 20.000 lekë; e mërkurë, e enjte dhe të premte, gjobitet në masën 30.000 lekë; e shtunë (përderisa ekipi mblidhet në hotel), gjobë 50.000 lekë dhe heqje nga grumbullim­i i ekipit.

2. Intervista në media nga futbollist­ët jepet vetëm me leje të drejtuesve të klubit. Për shkeljen e kësaj norme, futbollist­i gjobitet në masën 20.000 lekë.

3. Ndalohet prezenca e futbollist­it në zyrat e ekipit pa pasur punë duke tërhequr vëmendjen e punonjësve të klubit. Shkelja e kësaj norme gjobitet në masën 5000 lekë.

4. Futbollist­i nuk lejohet të frekuentoj­ë në jetën private ambiente duke konsumuar alkool, duke luajtur bixhoz, kazino, baste apo veprime që dëmtojnë imazhin e tij, të klubit dhe shkel nenet sportive dhe autoriteti­n e klubit. Shkelja e kësaj norme dënohet në masën 100.000 lekë dhe në rast përsëritje­je në masën e një rroge mujore.

5. Futbollist­i, kudo që të ndodhet, duhet të përfaqësoj­ë imazhin e mirë të klubit dhe të tijin. Ai nuk duhet të krijojë situatë të padëshirua­ra të normave të bashkëjete­sës me kolegët e vet dhe çdo qytetar, si dhe nuk duhet të kryejë shkelje administra­tive dhe penale. Shkelja e kësaj dispozite dënohet në masën e dy rrogave mujore dhe në rast përsëritje­je deri në zgjidhjen e kontratës së punës.

 ??  ?? Lojtarët e Luftëtarit gjatë një seance stërvitore
Lojtarët e Luftëtarit gjatë një seance stërvitore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania